Autor: Abdul-Aziz ibën Baz
Burimi: Fetaua Nurun ‘ala Derb, vëll. 31, fq. 95-96
💠 Pyetje: Një dëgjues ka dërguar një letër ku thotë: Dërguesi (M.D.)... meqë letra e vëllait tonë është shumë e gjatë për rastin e tij, do ta përmbledhin atë në pika të shkurta: Ai ka nevojë që të banojë bashkë me njërin nga të afërmit e tij, porse vuan nga problemi i përzierjes. Ai shpreson nga Shkëlqesia juaj se mund t’i jepni udhëzime.
💠 Përgjigje: Le ta ketë frikë Allahun aq sa të mundet. Nëse ai i druhet përzierjes, të mos banojë bashkë me ata. Le të shkojë në një vend ku është i sigurtë, sepse përzierja është rrezik i madh. Nëse ai ka mundësi të qëndrojë në dhomën e ti dhe kur të shkojë në dhomë dhe të dalë prej saj, atëherë të përulë shikimin dhe ta ketë frikë Allahun. E nëse nuk mundet ta bëjë këtë, le të largohet nga aty dhe të kërkojë një vend tjetër ku nuk ka rrezik për të.
Besimtari e merr në llogari veten e tij, e ka frikë Allahun dhe nuk bie në rreziqe. Allahu i Madhëruar dhe i Lartësuar, ia ka ndaluar robit që të merret me atë që Allahu i ka ndaluar dhe ia ka ndaluar që ta vë në rrezik fenë e tij. O ti vëlla, ki frikë Allahun! Ki kujdes e mos rri dhe mos qëndro në atë vend ku ka rrezik për fenë tënde.
Përktheu: Jeton Shasivari