Bismilah...

 

Autor: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin

Shkëputur nga broshura: Risaletun fij ed-Dima`i et-Tabi’ijjeh lin-Nisa`i (fq. 18-22)


 

Ka disa lloj ndryshimesh gjatë menstruacioneve:

 

Lloji i parë: shtimi ose pakësimi, për shembull, kur cikli menstrual i femrës është gjashtë ditë dhe vazhdon gjakderdhja deri në shtatë ditë; ose kur cikli menstrual i saj është shtatë ditë por ajo pastrohet në ditën e gjashtë.

 

Lloji i dytë: ardhja e parakohëshme ose vonimi, për shembull cikli menstrual i saj është në fund të muajit, por ajo i sheh menstruacionet në fillim të muajit; ose kur cikli është në fillim të muajit, por asaj i vijnë menstruacionet në fund të muajit.

Dijetarët kanë mospajtim për gjykimin e këtyre dy situatave. Dhe mendimi i saktë është se kur ajo shikon gjak është në gjendje menstruale; dhe kur pastrohet nga menstruacionet (d.m.th. cikli menstrual ka përfunduar), atëherë ajo është e pastër, edhe nëqoftëse ka patur shtim apo pakësim, ose ka patur ndërprerje të parakohëshme apo vonim të menstruacioneve. Argumenti për këtë u përmend në kapitullin e mëparshëm. Prandaj Sheriati i ka lidhur dispozitat rreth menstruacioneve me egzistencën e gjakut (të menstruacioneve).

 

Dhe ky është medh’hebi Shafi’i dhe është mendimi që ka zgjedhur Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh. Këtë e ka përforcuar edhe autorit i veprës el-Mugnij dhe e ka përkrahur duke thënë: “Dhe sikur adeti (cikli menstrual) të merrej në konsideratë sipas drejtimit të përmendur në medh’hebin (Hanbelij), padyshim që Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do ta kishte sqaruar atë për Umetin; dhe kur sqarimi i tij vonohet akoma më shumë, atëherë nuk lejohet vonimi i sqarimit përtej kohës përkatëse ngase gratë e tij dhe gratë e tjera kanë nevojë për atë sqarim në çdo kohë dhe ai nuk mund të jetë i pavëmendshëm për sqarimin e tij. Dhe nuk ka ardhur nga ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përmendja e adetit (kohëzgjatja e menstruacioneve) dhe as sqarimi i tij, me përjashtim të grave që janë mustehada (të cilat vuajnë nga ç’rregullime në ciklin menstrual) e për askënd tjetër.” Fundi i fjalëve të Ibn Kudames. [1]

 

Lloji i tretë: Dalja e lëngut në ngjyrë të verdhë (es-Sufrah) apo lëngut në ngjyrë të errët (el-Kudrah), kur shikon gjak të verdhë sikur qelbi që del nga plagët, ose në ngjyrë të errët midis të verdhës dhe të zezës. Nëse kjo ndodh gjatë menstruacioneve ose vjen mbas menstruacioneve para se të pastrohet, atëherë ai është gjak menstruacionesh ndaj të cilit zbatohen të gjitha dispozitat e menstruacioneve. Dhe nëse ndodh pasi që u pastrua, atëherë ai nuk është gjak menstruacionesh, në bazë të thënies së Umm ‘Atijjes (radij-Allahu ‘anha):

 

كنا لا نعد الصفرة و الكدرة بعد الطهر شيئا.

 

“Ne nuk e konsideronim gjë lëngun e verdhë dhe të errët (d.m.th. nuk i konsideronin gjak menstruacionesh) mbasi që pastroheshim.” E ka transmetuar Ebu Davudi me zinxhir të saktë transmetimi.[2] E ka transmetuar gjithashtu Bukhari pa fjalët “بعد الطهر – mbasi që pastroheshim”. [3] Megjithatë, ai e renditi atë (në Sahihun e tij) duke thënë: Kapitull: Lëngu i verdhë (es-Sufrah) dhe i errët (el-Kudrah) në ditët jashtë ciklit menstrual.” Ka thënë (Ibn Haxher el-Askalani) në shpjegimin e këtij hadithi tek Fet’hul-Bari: “Me të ai tregon për bashkimin midis hadithit të A’ishes që parapriu, ku ajo thotë, “Derisa të shikosh lëngun e bardhë” dhe hadithit të Umm ‘Atijjes që është përmendur në kapitull, se hadithi i A’ishes flet për shikimin e lëngut të verdhë apo të errët në ditët e menstruacioneve, kurse për ditët jashtë menstruacioneve është ajo që ka thënë Umm ‘Atijeh.”

 

Dhe hadithi i A’ishes të cilin Bukhari e komentoi më së miri përpara këtij kapitulli është se disa gra i çonin asaj (A’ishes, radij-Allahu ‘anha) jashmakët e tyre me gjurmët e lëngut të verdhë (që të merrnin vesh a ishin pastruar nga menstruacionet apo jo) dhe ajo u thoshte: “Mos u ngutni derisa të shikoni el-Kassatul-Bejdaa`.” Dhe el-Kassatul-Bejdaa` është lëngu i bardhë që del nga mitra mbas ndërprerjes së menstruacioneve.

 

Lloji i katërt:

 

Ndërprerja e menstruacioneve saqë një ditë shikon gjak kurse ditën tjetër është e pastër dhe situata të ngjashme. Dhe këto janë dy gjendje:

 

Gjendja e parë: që gruas t’i ndodhë kjo (rrjedhje e gjakut) gjatë gjithë kohës. Në këtë rast gjaku konsiderohet gjak i istihadës dhe atëherë zbatohen të gjitha dispozitat e istihadës.

 

Gjendja e dytë: që gruas të mos i ndodhë kjo (rrjedhje e gjakut) vazhdimisht dhe pastërtia e saj është e saktë.

 

Dijetarët – Allahu pastë mëshirë për ta - kanë mospajtim për sa i përket kësaj pastërtie: a është ajo me të vërtetë pastërti apo mbi të duhet të zbatohen dispozitat e Hajdit (menstruacioneve)?

 

Medh’hebi i Shafiut ka mendimin më të saktë pasi ata zbatojnë në këtë gjendje dispozitat e Hajdit, pra ai (gjak që rrjedh) është gjak menstruacionesh. Këtë mendim e ka zgjedhur edhe Shejkhul-Islam Ibn Tejmijeh dhe autori i veprës “el-Faa`ik”, [4] si dhe medh`hebi Hanefij, për arsye se nuk është parë lëngu i bardhë (el-Kassatul-Bejdaa`) dhe sepse kjo gjendje po të konsideroj pastërti, atëherë para dhe pas saj do të kishte menstruacione dhe këtë nuk e thotë askush, e në të kundërt cikli (adeti) i menstruacioneve do të kishte përfunduar në pesë ditë. Dhe sepse po të konsiderohej pastërti, atëherë do të haseshin probleme dhe mundime me larjen etj, në çdo dy ditë; dhe barra e rëndë është hequr nga ky Sheriat lavdi Allahut.

 

Dhe mendimi i famshëm i medh’hebit Hanbeli është se gjaku që rrjedh është Hajd (d.m.th. gjak menstruacionesh), kurse pastërtia është “Tuhr” (d.m.th. periudha kur femra konsiderohet e pastër dhe ka dalë nga menstruacionet apo lehonia), përveç nëse periudhat që janë të përziera edhe me Hajd edhe pastërti tejkalojnë limitin më të madh të ditëve atëherë konsiderohet Istihadah.

 

(Ibn Kudame el-Makdisi) ka thënë në el-Mugnij [5] se ndërprerja e gjakut për një ditë nuk është pastërti (Tuhr), duke u bazuar në transmetimin që e përmendëm tek Lehonia se ajo nuk e merr në konsideratë atë (pastërti) që është më pak se një ditë, dhe ai është i saktë insha`Allah, ngase gjaku herë rrjedh dhe herë ndërpritet dhe obligimi për t’u pastruar orë pas ore është barrë e rëndë. Dhe kjo vështirësi është hequr nga Fjala e Allahut të Lartësuar:

 

وَمَا جَعَلَ عَلَيْكُمْ فِي الدِّينِ مِنْ حَرَجٍ

 

Dhe Ai nuk u ka vënë barrë të rëndë në këtë Fe.” [el-Haxh, 78]

 

Dhe ai (Ibn Kudame el-Makdisij) tha: “Dhe nëse gjaku ndërpritet për më pak se një ditë kjo nuk është pastërti (Tuhr), përveç nëse ajo shikon shenjë që tregon për gjendjen e pastërtisë, për shembull, të ndalet rrjedhja e gjakut në fundin e periudhës së saj ose nëse shikon lëngun e bardhë (el-Kassatul-Bejdaa`).” [Fundi i fjalëve të tij.]

 

Thënia e autorit të el-Mugni është një qëndrim i ndërmjetëm midis dy mendimeve (të lartpërmendura). Dhe Allahu e di më së miri cila prej tyre është më e sakta.

 

Lloji i pestë:

 

Kur thahet gjaku, dmth. kur gruaja shikon vetëm thatësi. Nëse kjo ndodh gjatë Menstruacioneve apo është e lidhur me Menstruacionet përpara se të pastrohet, atëherë ai është Menstruacion. Dhe nëse ndodh mbasi që u pastrua, atëherë ai nuk është Menstruacion. Kjo sepse fundi i menstruacioneve është i lidhur me daljen e lëngut në ngjyrë të verdhë (es-Sufrah) dhe lëngut në ngjyrë të errët (el-Kudrah) dhe kjo është dispozita e tij.

 

Fundnota:

[1] el-Mugnij, vëll. 1, fq. 353

[2] Transmetuar nga Ebu Davudi, Kitaabut-Taharah (n. 307).

[3] Sahijhul-Bukhari, Kitaabul-Hajd (n. 326).

[4] Përcjellë me korrektësi nga libri i tij.

[5] el-Mugnij, 1/355.

 

 

 

Përktheu: Alban Malaj