Bismilah...

Autor: Shejkh Abdul-Azijz Ibn Baz (rahimehullah)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/11010

Pyetje: Ne si familje ulemi në një tavolinë gjatë ngrënies dhe në të bëjnë pjesë vëllezërit me gjithë vajzat e djemte e tyre dhe femijët e hallave dhe tezeve. Dhe natyrisht ulemi gra e burra bashkë në një tavolinë. A ka ndonjë gjykim sheriatik që e ndalon këtë përzierje? Dhe e vërteta është se unë nuk ndihem rehat, por zakoni dhe tradita kanë arritur deri tek ne, na jepni dobi dhe si të veprojmë? Ndoshta familja dëgjon, na jepni dobi Allahu u bekoftë.

Pergjigje: Kjo traditë është traditë e keqe dhe është obligim lënia e saj. Nuk lejohet që burri të ulet me një grua për të cilën ai nuk është mahrem si: vajza e xhaxhait, vajza e dajës apo vajza e tezes, por është obligim që gratë të rrijnë mënjanë në tavolinë tjetër dhe burrat mënjanë. Ndërsa ulja e burrit me gruan e tij, nënën e tij, tezen e tij, hallën e tij apo motrën e tij, nuk ka gjë.

Mirëpo, gratë te cilat nuk i ka haram (pra i lejohet martesa me to) nuk duhet të ulet me to në një tavolinë, por ato duhet të ulen në tjetër tavolinë. Dhe nuk lejohet kjo përzierje e cila çon në afrimin e gruas me dikë që nuk e ka mahrem apo që ai ta shohë atë apo çdo gjë qe vjen pas tyre. Dhe gruaja është e gjitha auret dhe nuk duhet të ulet me dikë tjetër përveç mahremëve të saj sepse ai sheh ngrënien e saj, dorën e saj fytyrën e saj apo edhe ndonjë gjë tjetër. Dhe qëllimi është obligimi i dhënies fund kësaj të keqeje dhe çdo traditë e keqe është obligim të lihet dhe traditat gjykohen me sheriat dhe nuk lejohet që ato të dalin para sheriatit. Është obligim që traditat të peshohen me sheriat; ato që përputhen me sheriatin, pranohen dhe ngelen, ndërsa ato tradita që e kundërshtojnë sheriatin, është obligim lënia e tyre.

E lusim Allahun tu japë të gjithëve udhëzim!Allahu u bekoftë!

Përktheu: Umm ‘Akil