Bismilah...

Nga Shejkh Abdul-Azijz Ibn Baz rahimehullah

Burimi: BinBaz.org.sa


Pyetje: A i lejohet burrit tim të më ndalojë së vizituari njerëzit e mi, babanë, nënën, vëllezërit dhe motrat e mia dhe më thotë: je e lire të zgjedhësh ose rri me mua ose vizito njerëzit e tu dhe po dole që tu bësh vizitë atyre nuk ke për të hyrë më në shtëpinë time; duke patur parasysh se njerëzit e mi nuk janë të kapur pas Fesë. Dhe kur burri mori vesh që unë u mërzita për shkak të këtyre fjalëvë, më tha: të lejoj të shkosh njëherë në muaj. Më pas burri im iku jashtë vendit për rreth katër muaj dhe më ndaloi që të shkoj tek njerëzit e mi dhe unë iu binda. Pyetja ime është: A ka të drejtë burri im të më ndalojë mua nga vizita e njerëzve të mi për shkak se ata nuk janë të kapur me fe? A marrë gjynah unë për këtë gjë(pra, të mos vizitoj njerëzit e mi)? Më jepni një udhëzim, Allahu ua shpërbleftë me të mira!

Përgjigje: Po, atij i lejohet të të ndalojë nga vizita e njerëzve të tu, nëse kjo vizitë të dëmton ty dha atë, për shkak se ata nuk janë të kapur me Fe. Por, nëse kjo vizitë nuk të dëmton as ty dhe as atë dhe ti u bën atyre vizitë për shkak të lidhjes së gjakut dhe bamirësisë ndaj tyre dhe i këshillon e i drejton ata në mirësi, kjo është një gjë e mirë dhe burri yt nuk duhet të të ndalojë. Por, nëse kjo vizitë të dëmton ty dhe atë dhe shkakton probleme mes juve të dyve dhe njerëzve të tu, ai duhet të të ndalojë për shkak të dëmit që ekziston për ty dhe për atë. Dhe nëse ai nuk pranon që ti t’u bësh vizitë atyre, nuk duhet të shkosh dhe nësë shkon ndodh divorci, nëse burri e do diçka të tillë. Por, nëse do thjesht të të ndalojë dhe jo bërjen e divorcit; do të të ndalojë, të të frikësojë, të të bëjë presion dhe nuk do divorcin atëherë, mbi të bie gjykimi i betimit dhe ai duhet të bëjë shlyerjen e betimit (kefaretin). Dhe është detyrë për ty dëgjimi dhe bindja ndaj tij për ato që të thotë nëse është e mirë, por nëse është diça që e kundërshton sheriatin e Allahut, nëse ndalesa që të bën ty nuk e ka një shkak dhe nuk është me orientim sheriatik, atëherë kjo çështje i drejtohet gjykatës. Nëqoftëse nuk pajtoheni ti dhe ai, atëherë paraqitjani këtë çështje gjykatës (Islame) e më pas gjykata ta shqyrtojë çështjen dhe të zgjidhë problemin. Në të kundërt, nëse bini vetë në një mendje, ky pajtim i juaji është i lejuar dhe i patjetërsueshëm, por me kusht që të mos jetë në kundërshtim me Allahun, duhet që pajtimi të jetë në përputhje me sheriatin dhe të mos jetë në kundërshtim me Allahun.

Përktheu: Um ‘Akil