Bismilah...

Autor: Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva

Burimi: alifta.net

 

 

Fetvaja nr: 12126

 

Pyetje: A konsiderohet bashkëshorti i një gruaje mahrem për gjyshen e gruas së tij nga ana e babait dhe a lejohet që ajo të udhëtojë me të dhe të zbulojë fytyrën përpara tij?

 

Përgjigje: Po, bashkëshorti i një gruaje është mahrem për gjyshen e gruas së tij, qoftë kur është në udhëtim, qoftë në vendin e saj, dhe zbulon para tij atë që zbulon gruaja përpara mahremëve të saj.

 

Dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët  e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva:

 

Kryetar: Abdul-Azijz bin Abdullah bin Baz

 

Zv/Kryetar: Abdur-Rrazak Afijfij

 

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

 

 

 

Fetvaja nr: 8343

 

Pyetje: A është gjyshja e gruas sime nga ana e nënës së saj e ndaluar për mua dhe a e takoj unë atë?

 

Përgjigje: Po, gjyshja e gruas tënde është e ndaluar për ty (pra, martesa me të) dhe lejohet që t’i japësh dorën dhe të shohësh prej saj atë që të lejohet të shohësh prej të gjitha grave të cilat janë të ndaluara për ty.

 

Dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët  e tij.

 

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva:

 

Kryetar: Abdul-Azijz bin Abdullah bin Baz

 

Zv/Kryetar: Abdur-Rrazak Afijfij

 

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

 

Anëtar: Abdullah bin Ku’ud

 

 

 

Fetvaja nr: 18022

 

Pyetje: Unë jam një grua e martuar me një burrë me të cilin nuk kam lidhje farefisnore, a më lejohet mua ta zbuloj fytyrën përpara gjyshit të tij nga ana e nënës së tij? Ngase unë konsiderohem e ndaluar për të (martesa me të) dhe se burri im e kundërshton këtë gjë. Më jepni një fetva rreth kësaj çështjeje. Ju falenderoj.

 

Përgjigje: Gjyshi i burrit, qoftë nga ana e nënës së tij, qoftë nga ana e babait të tij, është mahrem për gruan e djalit të djalit të tij, apo vajzës së tij nga thënia e Allahut të Lartësuar kur përmend mahremët:

 

أَوْ آبَاءِ بُعُولَتِهِنَّ‏

“Apo baballarëve të bashkëshortëve të tyre...” [En-Nur, 31]

 

Dhe gjyshi konsiderohet baba nga cilado anë qoftë (e nënës apo e babait). Dhe Allahu e di më së miri.

 

Dhe prej Allahut vjen suksesi.

 

Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamedin, mbi Familjen dhe Shokët  e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Shkencore dhe Fetva:

 

Kryetar: Abdul-‘Azijz bin Abdullah bin Baz

 

Zv/Kryetar: Abdur-Rrazak Afijfij

 

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

 

Anëtar: Salih el-Fuezan

 

Anëtar: Abdul-‘Azijz Ali Shejkh

 

Anëtar: Bekr Ebu Zejd

 

 

 

Përktheu: Umm ‘Akil