Autor: Shejkh Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: el-Munteka min Fetaua Fadijleti esh-Shejkh Salih Ibn Feuzan vëll.3/fq.188
Pyetje: Cili është gjykimi i lyerjes së plotë të flokëve me çdo lloj ngjyre qoftë, e kuqe, e verdhë, e bardhë, e artë? Dhe cili është gjykimi i lyerjes së flokëve me fije, modë e cila ka ardhur nga Perëndimi dhe që gratë tona e ndjekin, që konsiston në lyerjen e një pjese të flokut me ngjyrë ndryshe nga ngjyra natyrale, me ngjyrë të bardhë, të kuqe ose të artë, derisa floku bëhet pjesë-pjesë me ngjyrën natyrale dhe pjese-pjesë i lyer me bojë.
Përgjigje: Lyerja e flokëve ka shtjellim si më poshtë:
Thinjat: Thinjat është e pëlqyeshme të lyhen me çdo ngjyrë, përveç ngjyrës së zezë, me këna, me uesmah, ketmah, sufrah (lloje bimësh që përdoren për lyrje e flokut njesoj si kënaja). Ndërsa lyerja e flokëve me ngjyrë të zezë nuk lejohet nga thënia e Pejgamberit, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:
غَيِّرُوا هذا الشيب وجنبوه السواد
“Ndryshojani thinjat dhe shmangiuni ngjyrës së zezë.” [ E ka transmetuar Ahmedi në El-Musned 3/247 nga Enes bin Malik dhe e ka bërë sahih El-Albani në “Gajetul-Meram fij Takhrijxh Ehadijth el-Halal uel-Haram” n.105.]
Dhe ky është i përgjithëshëm për burrat dhe për gratë.
Flokët jo të thinjur: Ato lihen të origjinalitetin dhe krijimin e tyre dhe nuk ndryshohen, vetëm në rastin kur ngjyra është e shëmtuar, atëherë i lyen flokët me një ngjyrë të përshtatshme qe e eliminon shëmtinë e tij.
Kurse flokët natyral që nuk kanë ndonjë difekt, ato lihen të natyralitetin e tyre sepse nuk ka arsye që të lyhen.
Dhe nëse lyerja e flokëve bëhet në atë formë në të cilën ka përngjasim me qafiret dhe tendencat e huaja, nuk ka dyshim se ajo është harram, qoftë ajo lyrje e njëllojtë e flokëve apo lyrje me fije.
Përktheu: Umm ‘Akil