Bismilah...

💎 Pyetje: Njëri thotë: “Çfarë gjykimi ka për atë që agjëron, por nuk falet, apo e fal vetëm xhumanë. A pranohet agjërimi i atij?”

💠 Përgjigje: Kjo çështje varet nga gjykimi që ka për atë që e lë namazin nga neglizhenca dhe përtacia. A del ai me këtë nga feja apo nuk del?

Nëse themi: Ai nuk del prej fesë, atëherë agjërimi i tij është i saktë.

Nëse themi: Ai del prej fesë, atëherë agjërimi i tij nuk është i saktë.

Por, nuk është prej kuptimit të mirëfilltë të fesë që t’i ndalojmë ata nga agjërimi, edhe në qoftë se kemi mendimin ashtu siç e kam unë se ai që e le namazin nga përtacia, ka dalë prej fesë, unë prapë nuk e ndaloj atë nga agjërimi. Ne e lëmë atë që të agjërojë, ndoshta agjërimi do ta nxisë atë që të falet, duke u bazuar në mospajtimin që kanë dijetarët për këtë çështje.

Megjithatë, dije o robi Allahut, se çështja është gjë shumë e rrezikshme për ty. Madje, mendimi i saktë i dijetarëve është se agjërimi yt nuk është i saktë nëse ti vetëm agjëron dhe nuk falesh.

 

Përktheu: Jeton Shasivari