Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3321

 

Pyetje: A është obligim të bëhet nijeti për çdo ditë të Ramazanit apo mjafton vetëm një nijet për të gjithë muajin, dhe kur?

Përgjigje: Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem – , ka thënë:

إنما الأعمال بالنيات ، وإنما لكل امرئ ما نوى

“Vërtet veprat janë sipas nijetit dhe çdokujt i takon ajo që ka pasur për nijet”

Ky është argument se nijeti është i domosdoshëm në veprat që bën njeriu. Unë mendoj se njeriu duhet ta bëjë nijetin për çdo ditë, por kjo nuk do të thotë që ai të thotë: Bëj nijet që të agjërojë këtë ditë të Ramazanit, por nijeti është qëllimi që ka njeriu. Kështu, ngritja jote për të ngrënë syfyrin konsiderohet nijet, ndalimi nga të ngrënët dhe të pirët konsiderohet nijet.

Ndërsa sa i përket hadithit:

من لم يبيت الصوم فلا صوم له

“Kush nuk e bën nijetin për të agjëruar para hyrjes së agimit, për të nuk ka agjërim”, pra ai është hadith i dobët, i paqartë edhe pse disa dijetarë e kanë bërë hasen. E vërteta është se në të ka paqartësi.

 

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Umm ‘Akil