Bismilah...

Burimi: Shejkh Mukbil ibën Hadij el-Uadi’i

Burimi: http://www.muqbel.net/fatwa.php?fatwa_id=3325

 

 

Pyetje: A ekziston ndonjë fjalë për ta bërë nijet agjërimin? Dhe a lejohet të thuhet ajo me zë? Dhe a ka ndonjë lutje në iftar dhe a lejohet të thuhen ato me zë?

 

Përgjigje: Për sa i përket diskutimit në lidhje me nijetin, e përmendëm më herët. Nuk ka ndonjë fjalë (për ta bërë nijet agjërimin), dhe se nuk thuhet nijeti me zë në ndonjërin prej adhurimeve.

 

قُلْ أَتُعَلِّمُونَ اللَّهَ بِدِينِكُمْ

“Thuaj: “A ju do t’ia mësoni Allahut fenë tuaj?!” el-Huxhurat, 16

 

Madje edhe në Haxh, dhe ata që thonë se në Haxh (nijeti) thuhet me zë, nuk kanë sjellë argument, përveç asaj që është transmetuar për atë i cili ka thënë: “O Allah! Unë të përgjigjem Ty, në vend të Shubrumah.”

 

(Fjala) “Në vend të Shubrumah” mund të kuptohet se ai e kryen Haxhin për Shubrumah, po ashtu (fjala) Haxh do të thotë qëllim. Dhe nga kjo mund të kuptohet se ai e ka bërë nijet në vend të Shubrumah, andaj thuhet ashtu siç ka thënë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem. Ndërsa për namazin nuk është vërtetuar (nijeti me zë), as kjo e as ajo. Dhe kështu është edhe me adhurimet tjera. Po ashtu edhe me Haxhin.

 

Ndërsa, në lidhje me lutjet, ka prej njerëzve të dijes që thonë se është vërtetuar një hadith:

ذهب الظمأ  وابتلت العروق  وثبت الأجر إن شاء الله

“Kaloi etja, u lagën venët dhe u vërtetua shpërblimi – in shaa Allah.”

 

Kurse ajo që duket (e saktë) është se nuk është vërtetuar ndonjë hadith i veçantë për lutjen. Nga ana tjetër, është vërtetuar se agjëruesit i pranohet lutja në (kohën) e iftarit të tij. Pra, ti e lut Allahun për falje si dhe e lut Allahun – Subhanehu ue Te’ala – të të shërojë, e lut Allahun – Subhanehu ue Te’ala –  të të martojë nëse ke nevojë për grua, dhe e lut Allahun – Subhanehu ue Te’ala –  për gjërat që ke nevojë. Dhe nuk ka ndonjë lutje të veçantë (e cila thuhet kur bën iftar) që është vërtetuar nga Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem. UAllahul-Muste’an.

 

 Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

 

Përktheu: Jeton Shasivari