Bismilah...

Autor: Salih ibën Feuzan El-Feuzan

Burimi: Mexhmu’u Fetaua, vëll. 2, fq. 389

 

Pyetje: Me fillimin e Ramazanit, ndonjëherë agjëroj pa e bërë nijet, a është nijeti kusht për agjërimin e çdo dite apo mjafton një nijet në fillim të muajit të Ramazanit?

Përgjigje: Agjërimi dhe çdo vepër tjetër, duhet patjetër të bëhen me nijet. I Dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë: 

«إنما الأعمال بالنيات وإنما لكل امرئ ما نوى»

“Me të vërtetë veprat janë sipas qëllimit dhe çdo njeriu do t’i takojë ajo që ka pasur për qëllim”.

Ndërsa në një transmetim tjetër qëndron:

«لا عمل إلا بنية»

“Nuk ka vepër të pranuar përveç se me nijet”.

Kështu që, nijeti për agjërimin e Ramazanit është obligim që të bëhet natën duke e bërë nijetin (me zemër) dhe të bëhet para daljes së agimit të asaj dite të agjërimit.

 

Përktheu: Jeton Shasivari