Autor: Salih ibën Feuzan El-Feuzan

Burimi: Mexhmu’u Fetaua, vëll. 2, fq. 389

 

Pyetje: Një pyetëse thotë se pasi që kishte dalë agimi, ajo e kishte bërë nijetin për agjërim. Çfarë gjykimi ka agjërimi i saj në këtë ditë?

Përgjigje: Ajo e ka detyrë ta kompensojë atë ditë, meqë një pjesë e ditës i ka kaluar pa e bërë nijet. Nijeti në Ramazan bëhet për çdo ditë, për arsye se çdo ditë është adhurim në vete që ka nevojë për bërjen e nijetit, kështu e bën nijet agjërimin brenda natës për çdo ditë. E nëse ka dalë agimi dhe ai nuk e ka bërë nijetin – siç është rasti i pyetëses – porse e bën nijetin pas daljes së agimit, atëherë agjërimi i tij është i pavlefshëm për atë ditë dhe ai e ka detyrë që ta kompensojë atë ditë, edhe në qoftë se e ka lënë nijetin me qëllim apo pa qëllim.

Kurse, nëse ai e ka bërë nijet në fillim të natës, mirëpo ndodh që të ketë harruar apo të jetë angazhuar me diçka dhe nuk e ka përkujtuar më vonë nijetin, por ai e ka bërë nijetin më përpara, atëherë kjo nevojë e tij nuk ndikon aspak në saktësinë e agjërimit, përderisa nuk e ka ndryshuar nijetin e parë. Pra, agjërimi i tij është i saktë, përveç nëse bën nijet tjetër më vonë për të mos agjëruar ditën në vijim, në këtë rast, ai duhet patjetër që ta bëjë nijetin natën edhe një herë.

 

Përktheu: Altin Dallashi