Bismilah...

Burimi: Mexhmu’u Fetaua ue Mekalat Muteneu’iah, 11/312

 

Pyetje: Ka njerëz që e falin vitrin me imam dhe kur imami jep selam, ata ngrihen dhe e falin edhe një rekat shtesë me qëllim që të falin vitrin në fund të natës. Çfarë gjykimi ka kjo vepër? A konsiderohet se e ka përfunduar namazin me imamin deri në fund?

Përgjigje: Nuk dimë që të ketë ndonjë ndalesë kjo vepër. Këtë e kanë përmendur dijetarët tekstualisht se lejohet dhe se nuk ka kurrfarë problemi, me qëllim që personi ta falë vitrin në fund të natës. Për atë që shton edhe një rekat pas imamit, përfshihet në hadithin që thotë se është falur me imamin derisa ai është larguar, sepse ai ka qëndruar me të në namaz derisa ai e ka përfunduar namazin. Ai ka shtuar një rekat për një dobi sheriatike në mënyrë që vitrin ta falë në fund të natës. Për këtë s’ka kurrfarë pengese.

Me këtë që ka bërë që ka shtuar një rekat tepër, ai nuk përjashtohet nga hadithi se nuk e ka ndjekur imamin deri në fund, por përkundrazi ai është falur me imamin derisa imami ka përfunduar namazin dhe pak më vonë edhe ai e ka përfunduar namazin.

 

Përktheu: Jeton Shasivari