Bismilah...

Burimi: Sherhu Kitabi es-Sijam min Sahih et-Tergib ue et-terhib, më datë 12/9/1444 h. jeumul-ithnejn

 

Pyetje: Allahu ju dhëntë të mira! Ky pyet dhe thotë: “Çfarë gjykimi ka ndjekja e xhamive në namazet e teravive për t’u falur pas imamit që ka zë të bukur?”

Përgjigje: Ajo që është e ligjëruar për besimtarin nëse gjen dikë që është nga Ehli Suneti apo gjen një xhami që është e Ehli Sunetit, është që të falet aty, sepse kjo është më nxitëse për t’u pranuar vepra, për t’u pranuar lutja, për t’u kapur për Suneti, për ta shtuar numrin e Ehli Sunetit dhe për të qenë me Ehli Sunetin. Në këtë rast, nuk ka gjë të keqe që njeriu të shkojë në këtë xhami e cila është larg me qëllim që ta realizojë këtë synim.

Pra, në qoftë se njeriu qëllon në një lagje ku gjendet një imam i cili nuk falet sipas Sunetit, e tepron në lexim duke e zgjatur zërin, këndon me melodi, e zgjat lutjen (në kunut) dhe e këndon lutjen me zë melodik. Kurse një imam tjetër në një xhami tjetër që gjendet më larg, e ndjek Sunetin në namazin dhe lutjet e tij, në këtë rast nuk ka problem që njeriu të shkojë të falet pas tij, madje është e ligjësuar që të shkojë dhe të falet pas atij imami apo me qëllim që të jetë me Ehli Sunetin.

Po ashtu, nëse njeriu ndjen më shumë qetësi në zemër në një xhami që është më larg se një xhami tjetër që e ka më afër – tani po flasim për namazin vullnetar, namazin e natës – në këtë rast i lejohet njeriut që të shkojë tek ajo xhami që ndjen qetësi në zemrën e tij dhe ka më shumë përulësi në namaz në atë xhami.

Porse përulësia në namaz është me Kuran dhe zëri i imamit është vetëm një mjet që e trazon zemrën, por shumë Muslimanë në këtë kohë ndjejnë përulësi nga zëri i lexuesit të Kuranit e jo nga fjalët që lexon lexuesi. Kjo nuk është ajo që kërkohet dhe nuk është e duhura. Ajo që kërkohet është që ti të ndjesh përulësi meqë po falesh dhe po dëgjon Kuran.

Por, që njeriu të qajë me ata që qajnë. Nëse qan imami, qan edhe ky. Për këtë arsye, shohim njerëz që kur imami lexon ajetet që flasin për Zjarrin dhe kërcënimin, ata nuk qajnë. E nëse imami lutet në kunut dhe thotë: “O Allah...” Edhe ai fillon të qajë. Kjo nuk është e ligjësuar me Sheriat.

Ajo që është e ligjësuar me Sheriat është që zemra të trazohet për Allahun, për fjalët e dëgjuara, për Kuranin, për kërcënimin, për faktin që ai është në namaz dhe zëri të jetë një mjet për trazimin e zemrës. Por që zëri të jetë pikësynimi i cili lë gjurmë, trazon dhe që të jetë shkak me të cilin njeriu arrin përulësi në namaz, këtë nuk e aprovon Sheriati.

Nëse njeriu ndjen prehje në zemër me dëgjimin e një lexuesi të Kuranit, e sheh që ai ndjen përulje për shkak të leximit të Kuranit të tij dhe për shkak të namazit me të, atëherë s’ka ndonjë ndalesë që ai të shkojë te xhamia e këtij imami.

 

Përktheu: Jeton Shasivari