Bismilah...

Autor: Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva

Burimi: Fetaua Lexhneti Daimeh, vëll. 9/fq. 31

 

Pyetje: I Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë:

إِنَّ لِلصَّائِمِ عِنْدَ فِطْرِهِ لَدَعْوَةً مَا تُرَدُّ‏

“Nuk ka dyshim se lutja e agjëruesit kur të çelë iftarin, nuk kthehet mbrapsht.”

Çfarë është për qëllim këtu me lutjen e agjëruesit kur të çelë iftarin? A ka për qëllim lutjen e agjëruesit pak çaste para iftarit apo pas iftarit menjëherë?

Përgjigje: Këtë hadith e ka transmetuar Ibën Maxheh dhe ka thënë në “Ez-Zauaid” se zinxhiri i tij është i saktë. Lutja mund të bëhet para iftarit ose pas iftarit, sepse fjala “kur” (‘inde) në këtë hadith, i përfshin të dyja.

Suksesi vjen prej Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin për Pejgamberin tonë Muhamedin, familjen e tij dhe shokët e tij.

 

Komisioni i Përhershëm për Kërkime Akademike dhe Fetva:

Anëtar: Bekër Ebu Zejd

Anëtar: Salih el-Feuzan

Anëtar: Abdullah bin Gudejan

Kryetar: Abdul-Aziz bin Abdullah Alu Shejkh

 

Përktheu: Jeton Shasivari