Bismilah...

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/index.php?q=node/7548

Pyetje: Allahu ju dhëntë mirësi, ky pyetës thotë: Gjatë Ramazanit disa fqinjë organizojnë iftar me xhemat në xhami duke synuar lidhjen dhe forcimin e marrëdhënieve në mes veti. Cili është mendimi i Shkëlqesisë suaj?

Përgjigje: Këtë nuk e kanë bërë Selefët, që të synonin mbledhjen për iftar në Ramazan e as në muajt tjerë. Por, nëse qëllimi me këtë është që të çelin iftar tek ai fukarenjtë dhe të nevojtarët, të shtrojnë iftar në xhami për hatër të nevojtarëve dhe fukarenjve, atëherë s’ka problem. Por, nëse mblidhen vetëm ata, dhe thonë se në këtë (iftar) ka vlerë, atëherë kjo nuk është nga veprat e Selefëve.

E nëse ata bëjnë itikaf në xhami, atëherë nuk ka gjë të keqe që të mblidhen për iftar apo për darkë, nuk ka asnjë problem. Porse të vijnë në xhami sa për të ngrënë iftar dhe kjo nuk bëhet me qëllim që t’i ushqejnë skamnorët, atëherë kjo gjë nuk është e ligjëruar me Sheriat.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari

7 Korrik 2015