Bismilah...

Autor:  'Abdul-'Aziz Ibën Baz

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/13461

 

Pyetje: A është prej Sunetit që në çeljen e agjërimit ose kur agjëruesi çel agjërimin, të hajë hurma arabe dhe të pijë ujë, pastaj të çohet për të falur akshamin, e mbas kësaj të hajë e të pijë sa të dojë?

Përgjigje: Po, sepse te kjo mund të bëhet bashkimi midis dobive, pastaj ai duhet të shpejtojë me çeljen e agjërimit me ato që ia ka lehtësuar Allahu, me rutab (hurma arabe të sapopjekura) apo hurma apo ujë, pastaj shkon të falë namazin me xhemat në mënyrë që të mos i humbasë xhemati, pastaj kthehet dhe ha darkë. E nëse janë një grup në udhëtim, për shembull, ata hanë dhe darkojnë e pastaj falen, edhe nëse e vonojnë darkën dhe falin namazin mbasi që e çelën agjërimin s'ka problem. Kurse nëpër qytete e fshatra, njeriu ha çfarë t'i ketë bërë të lehtë Allahu për iftar dhe pastaj shkon të fali namazin, në mënyrë që të mos i humbasë namazi me xhemat.

 

Përktheu: Alban Malaj