Bismilah...

Autor: Muhamed Aman el-Xhamij (1349-1416 h.)

 

 

Transmetohet nga Ebu Hurejra – radijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

لِلصَّائِمِ فَرْحَتَانِ يَفْرَحُهُمَا؛ إِذَا أَفْطَرَ فَرِحَ, وَإِذَا لَقِيَ رَبَّهُ فَرِحَ بِصَوْمِهِ

“...agjëruesi ka dy gëzime me të cilat gëzohet: gëzohet kur çel iftarin dhe do të gëzohet kur ta takojë Zotin e tij me agjërimin që ka bërë.”

(Buhariu 1904, Muslimi 1151)

____________________________

Shpjegimi i Shejkh Muhamed Aman el-Xhamijt – Allahu e mëshiroftë:

“...agjëruesi ka dy gëzime, me të cilat gëzohet...”

(Gëzimi i parë është): Kur ai çel iftarin, gëzohet me iftarin. Kjo fjalë (në hadith) a flet vetëm për iftarin pas perëndimit të diellit – se ai gëzohet kur çel iftarin duke pirë ujë të ftohtë dhe duke ngrënë ushqim që ia ka lehtësuar Allahu – apo hadithi flet edhe për atë kur agjëruesi çel iftarin e fundit të muajit (të Ramazanit) kur e mbaron agjërimin, me ndihmën e Allahut të Lartësuar, kështu ai ha dhe pi ditën e Bajramit?

Nuk ka problem që të kihet për qëllim njëra dhe tjetra; hadithi i përfshin që të dyja. Gëzimi ndodh në të dyja rastet: me rastin e iftarit në mbrëmje dhe në ditën e Fitër Bajramit. Të dyja këto gjëra ndodhin.

“...dhe do të gëzohet kur ta takojë Zotin e tij me agjërimin që ka bërë.”

 Hadithi është Muttefekun ‘alejhi (e transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

(Gëzimi i dytë është): kur e takon Zotin e tij Ditën e Takimit (Ditën e Gjykimit). Takimi është argument se Allahu do të shihet me sy. Kur thua “e takova filanin,” ai nuk quhet takim nëse ti nuk e ke parë atë. Kur Allahu do ta nderojë këtë agjërues durimtar me takimin e Tij Ditën e Gjykimit dhe do ta shpërblejë atë për agjërimin, ai do të gëzohet me këtë, nëse ka qenë agjërues i vërtetë, kështu agjërimi i tij do të pranohet. E lusim Allahu të na pranojë agjërimin neve dhe juve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari

 

Video në AudioSelefi.org