Bismilah...

Autor: el-Alame Shejkh Mukbil Ibn Hadij el-Uadij

Burimi: Sahab.net

Pyetje: A ka ndonjë dua që thuhet kur çelet iftari?

Përgjigje: “Përsa i përket duave, ka prej njerëzve të dijes që thonë se është i saktë hadithi: “Dhehebe edh-dhameu uebteletil uruuku ue thebbete el-exhru inshaAllahu

Por, me ç’duket nuk ka ardhur hadith për duanë, pra që të ketë hadith të veçantë për duanë (kur çelet iftari).Por, ajo që është vërtetuar është se agjëruesit i pranohet duaja kur çel iftarin. Pra, ti e lut Allahun të të falë, e lut të të shërojë, e lut për çdo çështje për të cilën ke nevojë.(Nesaih ue Fadaih:74)

2- Ndërsa për sa i përket hadithit: “Kush nuk e bën nijetin natën për të agjëruar, për të nuk ka agjërim”, ai është hadith i dobët, i paqartë, edhe pse disa dijetarë e kanë bërë hasen. E sakta është se në të ka paqartësi.”

Përktheu: Um ‘Akil