Bismilah...

Transmetohet nga Ebu Hurejra, radijAllahu anhu, se i Dërguari i Allahut ka thënë:

نِعْمَ سَحورُ المُؤمِنِ التَّمْرُ

“Sa syfyr i mirë që është hurma për besimtarin!”[1]

Hadithi lavdëron dhe nxit ngrënien e hurmave për syfyr.

Mjekësia moderne e ka pohuar këtë, sepse hurma ka shumë dobi për trupin dhe fuqinë trupore, gjë të cilën nuk e kanë ushqimet tjera.

Ibën Kajjimi ka thënë: “Hurma lë gjurmë në përmirësimin e zemrave dhe këtë nuk e dijnë vetëm se mjekët e zemrave.” Me këtë fjalë nuk ka për qëllim kirurgët, porse ka për qëllim dijetarët edukatorë të cilët janë mjekët e zemrave.

Hurma ka një veti ushqyese të cilën e ka vërtetuar edhe mjekësia moderne. Po ashtu, ka edhe një veti shpirtërore që e kanë përmendur dijetarët. Pra, hurma e forcon trupi dhe e përmirëson zemrën – me lejen e Allahut; ka ndikim në përmirësimin e zemrës.

Kështu që, është gjë e mirë për besimtarin që përkrah ushqimit në syfyr të hajë edhe hurma, apo të hajë vetëm hurma për syfyr.

______________

[1] Sahihu Tergib, nr. 1072

 

Përktheu: Jeton Shasivari