Autor: Abdul-‘Aziz bin Baz
Burimi: Mexhmu'u Fetaua ue Mekalat Muteneu'iah, vëll. 15/fq. 219
Pyetje: Unë jam i sëmurë me diabet dhe ulçër. Nëse nuk mund ta mbaj dot agjërimin, çfarë kam detyrë që të veproj?
Përgjigje: Ti duhet të bësh vizitë tek mjeku i specializuar për këtë punë dhe nëse ai thotë se agjërimi të dëmton, atëherë mos agjëro. E nëse Allahu të shëron, plotësoji më pas ditët që ke lënë pa agjëruar. E nëse mjekët e specializuar për këtë punë thonë se këtë sëmundje e dëmton agjërimi, gjithmonë, dhe se ata e dinë se kjo sëmundje do të vazhdojë dhe nuk shpresohet në shërimin e saj, atëherë ti nuk agjëron dhe për çdo ditë ushqen një nevojtar me gjysmë sa’a nga ushqimi i vendit tënd dhe sasia e tij është përafërsisht një kilogram e gjysmë - elhamdulilah - dhe nuk e ke detyrë agjërimin, nga thënia e Allahut të Porsosur nga çdo e metë:
﴿فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ﴾
“Frikësojuni Allahut sa të mundeni.” [Et-Tegabun,16]
Përktheu: Umm ‘Akil