Autor: Imam Muhamed Nasirudin El-Albani
Burimi: Silsiletu el-Huda ue en-Nur, nr 339
Pyetësi: Gjidhënësja e cila nuk agjëron në Ramazan, a duhet të ushqejë për çdo ditë një të varfër ? A lejohet kjo si shlyerje?
Shejkhu: Po, lejohet.
Pyetësi: Sa është sasia e ushqimit?
Shejkhu: Shlyerja nuk bëhet as me dinar e as me dirhem, por ai është ushqim të cilin e jep shlyerësi.
Pyetësi: Ky ushqim të cilin e jep a është ushqim që hahet për mëngjes, për drekë apo për darkë?
Shejkhu: Përgjigja për këtë pyetje është: racion ushqimor, dmth çfarëdo vakti qoftë: qoftë mëngjes, drekë apo darkë (një prej këtyre).
Pyetësi: Nuk lejohet t’i japim para, në mënyre që i varfëri të blejë atë për të cilën ka nevojë?
Shejkhu: Kjo është ajo të cilën e mohova që në fillim të përgjigjes.
Pyetësi: Duhet të jetë ushqim!
Shejkhu: Po.
Pyetësi: Në ditët tona për shembull ushqimi kryesor është orizi, sa është sasia që duhet të japim?
Shejkhu: Sasia e kujt o vëlla?
Pyetësi: Sasia e orizit nga ushqimi ditor.
Shejkhu: O vëlla, një racion, një racion, vakt buke.
Pyetësi: Racion i plotë?
Shejkhu: Po, për shembull: nëse përmban oriz me mish dhe bukë, pra të jetë racion i mjaftueshëm për një person.
Pyetësi: Racion i mjaftueshëm për një person, kjo mjafton, dhe nuk ka arsye që të agjërojë ditët që ka lënë?
Shejkhu: Jo, nuk ka arsye.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Umm ‘Akil