Bismilah...

Autor: Salih bin Feuzan el-Feuzan

 

Pyetje:

Gjithashtu, ajo thotë në letrën e saj të dytë: “Kur hyn ramazani dhe ndonjëri ka për të kompensuar ditë të Ramazanit të kaluar, ku ai nuk ka mundur t’i kompensojë ato për shkak të ndonjë sëmundje që e ka munduar. Çfarë gjykimi ka kjo, Allahu u shpërbleftë me më të mirën?”

Përgjigje:

Nëse dikujt i kanë mbetur ditë pa agjëruar nga ramazani i kaluar, ai duhet t’i kompensojë sa më shpejt duke e kryer këtë obligim dhe t’i kompensojë këto ditë. E nëse është vonuar derisa e ka kapur Ramazani tjetër dhe nuk i ka kompensuar ato, nëse ky ka justifikim për këtë periudhë midis dy ramazaneve dhe nuk ka mundur t’i kompensojë, atëherë i kompenson mbas ramazanit të ri, duke e agjëruar ramazanin e tanishëm, mbas përfundimit  të Ramazanit, i agjëron edhe ditët e ramazanit të parë e nuk detyrohet me diçka tjetër përveç se me kompensimin e atyre ditëve. Ngaqë ai i ka vonuar ato për ndonjë arsye derisa e arriti ramazani tjetër.

Ama nëse e kap atë ramazani i ri pa pasur ndonjë justifikim, por për shkak të përtesës, dhe shkujdesjes, ky agjëron ramazanin e ri, pastaj  kompenson ditët e ramazanit të kaluar. Gjithashtu për çdo ditë që nuk ka agjëruar, ushqen një të varfër duke dhënë gjysmë sa'a ushqim që konsumohet në vendin e tij si shpagim për vonesën pa arsyetim. Allahu e di më së miri.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko Këtu për të parë videon në AudioSelefi.org