Autor: Shejkh ‘Abdul-‘Azijz ibën Baz
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/18845
Pyetje: Mbaj mend kuptimin e hadithit të të Dërguarit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –: “Umreja në Ramadan është e barabartë me Haxhin e bërë me mua.” Kjo është fjala e zotëriut tonë, Muhamedit – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem. Shpresojmë të përfitojmë nga ky hadith, dhe a është Umreja në Ramadan e barabartë me Haxhin e plotë, si dhe a është shpërblimi (i kësaj Umreje) i barabartë me shpërblimin e Haxhit?
Përgjigje: Po, hadithi është i saktë, për saktësinë e të cilit janë pajtuar Bukhari dhe Muslimi. Thotë Pejgamberi – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem –:
عمرة في رمضان تعدل حجة
“Umreja në Ramadan është e barabartë me Haxhin e plotë.”
Kurse në një transmetim tjetër: “…me Haxhin e bërë me mua.”
Pra, Umreja në Ramadan ka një vlerë madhështore dhe hadithi është i saktë (sahih), kështu që besimtarët duhet të përfitojnë nga kjo mundësi, nëse u bëhet e lehtë.
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org
Përktheu: Alban Malaj