Autor: Abdul-Aziz ibën Baz (1420 h.)
Burimi: Fetaua Nurun 'ala Derb, vëll. 16, fq. 7
Pyetje: Cili është gjykimi i pritjes së Ramazanit me përgëzime dhe urime nga ana e miqve dhe shokëve?
Përgjigje: Ramazani është muaj i madhërueshëm, muaj i bekuar me të cilin gëzohen muslimanët. Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – dhe sahabët gëzoheshin me të, dhe Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – i përgëzonte shokët e tij për të. E nëse muslimanët lumturohen, gëzohen me të dhe urojnë njëri tjetrin për të, atëherë nuk ka gjë të keqe, ashtu siç kanë bërë edhe selefët e mirë, sepse ai është muaj i madhërishëm, i bekuar me të cilin gëzohesh, ngaqë në të ka falje të gjynaheve, fshirje të gabimeve, garim për vepra të mira dhe në të ka edhe punë të tjera të mira.
Përktheu: Umm ‘Akil