Autor: Abdurr-Rrazzak bin Abdul-Muhsin el Bedër
Nëse nuk e frenon veten nga e keqja, në këto netë të mira, në këto kohë të mira, atëherë kur do ta ndalësh veten tënde? Nëse vetja jote nuk lëviz nga vendi për të bërë punë të mira, nuk i synon dhe nuk i kërkon ato në këtë sezon fisnike, atëherë kur do të lëvizë nga vendi vetja jote?
Nëse ti nuk pendohesh tani, atëherë kur do të pendohesh? Nëse nuk kërkon falje tani, atëherë kur do të kërkosh falje? Nëse nuk kthehesh i penduar, atëherë kur do të kthehesh?
Prandaj ka thënë Pejgamberi ynë – alejhis-salatu ue sel-lem -: “Qoftë i poshtëruar personi që e arrin muajin e Ramazanit, hyn në të dhe del prej tij dhe ai nuk arrin që t’i falen gjynahet.” Kjo është fatkeqësi, kjo është katastrofë! Hyn kjo periudhë madhështore me të mira të shumta, me begati të mëdha e me virtyte shumë madhështore, kurse ai vazhdon në devijimin e tij dhe në marrëzinë e tij.
Përktheu: Abdullah Beqiri
Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org