Bismilah...

Autor: Abdur-Rrazzak bin Abdul-Muhisn el Bedër

 

Ramazani është shkolla e jetës! Ramazani është shkolla e jetës, me të cilën njeriu edukon veten e tij që t’i bindet Allahut, që të bëjë adhurime, që të bëjë të mira, andaj nëse i jepet sukses njeriut që të përfitojë nga Ramazani, ai do të dalë nga Ramazani me devotshmëri, e cila do ta shoqërojë atë në jetën e tij, derisa të vijë Ramazani tjetër. Pastaj fillon duke përfituar prej të mirave të Ramazanit dhe begative të tij, duke u pastruar, duke u edukuar, duke u furnizuar me devotshmëri.

Kështu, atij do t'i vazhdojnë t'i përsëriten të mirat sa herë që përsëritet Ramazani. Andaj duhet që ta dimë se arritja e Ramazanit është një trofe shumë i madh. Sa njerëz shpresonin apo ishin të sigurt se do ta mbërrinin Ramazanin, mirëpo një ditë apo dy para Ramazanit, atë e ndau vdekja nga Ramazani. Mbase ai shpresonte se do arrinte Ramazane të shumta. Andaj, ai që ia do të mirën vetes së tij duhet ta ndjejë se arritja e Ramazanit është një trofe i madh dhe shumë i çmuar në jetën e tij. Sepse ky stacion në jetën tënde konsiderohet shumë i vyer, nuk duhet lënë që të të ikë. Okazione të vyera që të ikin nga jeta jote nuk kthehen më. I mençuri, ai që ia do të mirën vetes, i shfrytëzon këto okazione të vyera dhe investon në to në mënyrën më të mirë.

 

Përktheu: Abdullah Beqiri

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org