Bismilah...

Pejgamberi, sa l-lAllahu alejhi ue sel-lem, është pyetur: “Kush janë agjëruesit që kanë më shumë shpërblime?” Ai tha: “Ata që e përmendin Allahun më shumë.”

Ky është parim në të gjitha adhurimet: Njerëzit që kanë më shumë shpërblime në çdo adhurim, janë ata që e përmendin Allahun më shumë gjatë atij adhurimi, gjatë Haxhit, Umres, agjërimit, namazit dhe në të gjitha veprat e tjera në përgjithësi.

Njerëzit që kanë më shumë shpërblime në këto adhurime, janë ata që e përmendin Allahun sa më shumë gjatë bërjes së këtyre adhurimeve.

 

Përktheu: Jeton Shasivari