Bismilah...

Burimi: Mekalat Ramadanijeh, fq. 75-76

 

Transmeton Imam Ahmedi në Musnedin e tij nga Ebu Katadeh, radijAllahu anhu, se Pejgamberi ka thënë:

شهرُ الصبرِ ، وثلاثةُ أيامٍ من كلِّ شهرٍ ، صومُ الدهرِ

“Agjërimi i muajit të durimit (Ramazanit) dhe agjërimi i tre ditëve të çdo muaji (ditët 13, 14, 15), është sikur agjërimi i tërë vitit.” [1]

Transmeton el-Bezzar në Musnedin e tij nga Aliju, radijAllahu anhu, se Pejgamberi ka thënë:

صَومُ شَهرِ الصَّبرِ وثلاثةِ أيَّامٍ من كُلِّ شَهرٍ، يُذهِبْنَ وَحَرَ الصَّدرِ

“Agjërimi i muajit të durimit dhe agjërimi i tre ditëve në çdo muaj, e largojnë mllefin dhe zilinë nga zemra.” [2]

Transmeton Nesaiju nga el-Bahilij, radijAllahu anhu, se Pejgamberi i tha atij:

صمْ شهرَ الصبرِ وثلاثةَ أيامٍ من كلِّ شهرٍ

“Agjëroje muajin e durimit dhe tre ditë të çdo muaji.” [3]

Në këto tre hadithe, Pejgamberi e quajti muajin e Ramazanit “muaj i durimit,” për arsye se në Ramazan bashkohen tre llojet e durimit:

(1) Durimi gjatë bindjes ndaj Allahut,

(2) Durimi përballë mëkateve.

(3) Durimi ndaj caktimit të Allahut në të cilin ka vështirësi.

Pra, Ramazani ka agjërim, namaz nate, lexim Kurani, vepra bamirësie, vepra bujarie, ushqyerje për të tjerët, përmendje të Allahut, lutje, pendim, kërkim faljeje si dhe shumë vepra të tjera. Për të gjitha këto vepra, njeriu ka nevojë për durim në mënyrë që t’i kryejë ato në mënyrën dhe formën më të mirë.

_______________

📕 [1] Transmeton Ahmedi (7577), Nesaiju (2408), el-Albani e ka bërë sahih në “Sahihul-Xhamië” (3718).

📕 [2] Transmeton el-Bezzar (688), Shejkh Albani e ka bërë hasen në “Sahihu et-Tergib” (1032).

📕 [3] Transmeton Nesaiju në “Sunen el-Kubra” (2756).

 

Përktheu: Jeton Shasvari