Bismilah...

Transmetohet nga Ebu Hurejrja, radijAllahu anhu, se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kur vjen nata e parë e muajit të Ramazanit, shejtanët dhe xhinët rebelë lidhen me pranga. Dyert e Zjarrit mbyllen dhe nuk hapet asnjë derë e tij, kurse dyert e Xhenetit hapen dhe nuk mbyllet asnjë derë e tij. Një thirrës (melek) thërret dhe thotë: ‘O ti që bën vepra të mira, vazhdo! O ti që bën vepra të këqija, ndalo!’ Allahu liron njerëz prej Zjarri për çdo natë.” [1]

إِذَا كَانَ أَوَّلُ لَيْلَةٍ مِنْ شَهْرِ رَمَضَانَ صُفِّدَتِ الشَّيَاطِينُ وَمَرَدَةُ الْجِنِّ وَغُلِّقَتْ أَبْوَابُ النَّارِ فَلَمْ يُفْتَحْ مِنْهَا بَابٌ. وَفُتِّحَتْ أَبْوَابُ الْجَنَّةِ فَلَمْ يُغْلَقْ مِنْهَا بَابٌ وَيُنَادِي مُنَادٍ يَا بَاغِيَ الْخَيْرِ أَقْبِلْ وَيَا بَاغِيَ الشَّرِّ أَقْصِرْ وَلِلَّهِ عُتَقَاءُ مِنَ النَّارِ وَذَلِكَ كُلَّ لَيْلَةٍ

_______________________

💠 Ibën Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Si rrjedhojë e lidhjes së shejtanëve me pranga, fuqia dhe veprat e tyre dobësohen. Kështu, shejtanët nuk mund të bëjnë në muajin e Ramazanit atë që bëjnë jashtë këtij muaji. Ai nuk tha se shejtanët janë vrarë apo kanë vdekur, porse tha se janë të prangosur. Shejtani i prangosur mund të bëjë dëm, por ky dëm është më i vogël dhe i pakët në krahasim me kohën jashtë Ramazanit. Pra, kjo varet se sa i plotë është agjërimi apo sa i mangët është. Ai që ka agjërim të plotë, e largon shejtanin gjë të cilën nuk mund ta bëjë ai që ka agjërim të mangët.” [2]

💠 Ibnul-Arabij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Në Ramazan hapen dyert e Xhenetit që të shtohen shpresat, që njerëzit të bëjnë sa më shumë punë të mira, të kenë ambicie për punë të mira dhe që agjëruesi durimtar të ketë dëshirë të flaktë për vepra të mira. Nga ana tjetër, mbyllen dyert e zjarrit që të poshtërohen shejtanët dhe të pakësohen gjynahet.” [3]

--------------

📚[1]Transmeton Tirmidhiu (682), Shejkh Albani e ka bërë sahih në “Sahihul-Xhamië” (759)

📚[2] Mexhmu-ul-Fetaua, 25/246

📚[3] el-Mesalik Fi Sherhi Muatta Malik, 4/246

 

Përktheu: Jeton Shasivari