Po ju kujtoj juve për diçka: vitin e kaluar na erdhi Ramazani dhe ne thoshim: "Do bëjmë kështu e do bëjmë ashtu!" Por ama na zuri dembelizmi! Kur erdhi fundi i Ramazanit, të gjithë ne u bëmë pishman, dikush nga ne qau dhe tha: "In shaa Allah, kur të vijë Ramazani tjetër, do të bëj kështu e ashtu, do ta lexoj krejt Kur'anin kaq herë e kaq herë...!"
Ja ku jemi tani, na begatoi Allahu me ymër të gjatë dhe jemi në prag të Ramazanit, çfarë do të bëjmë tani? A do t'i mbajmë premtimet tona? Apo do të rikthehemi në shkujdesjen që na ka zënë gjithmonë? Përvishuni leximit të Kur'anit o vëllezër, kënaqe shpirtin tënd me leximin e Kur'anit, sa më shumë që të mundesh. E nëse nuk lexon dot, atëherë dëgjo recitimin e të tjerëve, sepse dëgjimi i Kur'anit kur nuk lexon dot vetë, ka të njëjtin shpërblim si leximi, të dyja njësoj."
Përktheu: Alban Malaj