Bismilah...

Autor: Muhamed bin Salih el-Uthejmin

Burimi: Esh-Sherhu el-Mumti, 6/496

 

Pyetje: A e arrin njeriu shpërblimin e natës së Kadrit edhe nëse nuk e di se cila është ajo natë?

Përgjigje: Po, pa dyshim! Ndërsa mendimi që thonë disa dijetarë se nuk e arrin shpërblimin e asaj nate veçse ai që e ndjen atë, është mendim shumë i dobët, sepse Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – ka thënë:

«من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا»

"Kush falet natën e Kadrit duke qenë besimtar dhe duke shpresuar shpërblim..."

E nuk ka thënë “…duke e ditur se cila është ajo natë.” Po të ishte si kusht dija a asaj nate për arritjen e këtij shpërblimi, do ta sqaronte atë Pejgamberi – sal-lAllahu alejhi ue sel-lem."

 

Përktheu: Servet Mata