Bismilah...

Nata e Kadrit ka shenja shoqëruese dhe shenja të mëvonshme.

Shenjat shoqëruese gjatë natës janë:

💠 (1️⃣) Ndriçimi i qiellit dhe kthjelltësia e asaj nate. Në këtë kohë, këtë shenjë nuk mund ta shohësh përveç nëse del në periferi dhe jashtë qytetit ku nuk ka drita dhe ndriçim publik.

💠 (2️⃣) Qetësia. Pra, qetësia e zemrës dhe ndjesia e një rehatie shpirtërore për besimtarin. Pra, besimtari ndjen prehje dhe qetësi. Në atë natë besimtari ndjen një rehati shpirtërore më të madhe se në netët tjera.

💠 (3️⃣) Disa dijetarë kanë thënë: “Erërat në atë natë janë të qeta. Pra, nuk ka stuhi dhe erëra të forta, por moti është i mirë dhe i qetë.” [1]

💠 (4️⃣) Allahu ia mundëson njeriut që ta shohë atë natë në ëndërr, siç tregojnë disa nga Sahabët.

💠 (5️⃣) Njeriu atë natë ndjen më shumë kënaqësi dhe gjallëri për t’u falur sesa në netët tjera.

Kurse një nga shenjat e mëvonshme është:

💠 Atë ditë dielli lind pa rreze, gjë që nuk ndodh në ditët tjera, të zakonshme. [2]

E sa i përket fjalëve që thonë disa se atë natë qentë lehin më pak apo nuk lehin fare, kjo nuk qëndron. Njeriu mund të dëgjojë gjatë atyre dhjetë netëve se qentë lehin dhe nuk pushojnë.

💎 E nëse dikush thotë: Ku është dobia që t’i dimë shenjat e mëvonshme?

💎 Përgjigjja është: Kjo është përgëzim për atë që ka bërë adhurime atë natë; kjo ia forcon imanin dhe ia shton më shumë shpresat me atë që ka bërë brenda asaj nate.

_________________________________

📋[1] Argument për këtë është hadithi i Xhabirit, se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

«إني كنت أريت ليلة القدر ثم نُسيتها، وهي في العشر الأواخر، وهي طَلْقَةٌ بَلْجَةٌ، لا حارة ولا بادرة، كأن فيها قمراً يفضح كوكبها لا يخرج شيطانها حتى يخرج فجرها».

“M’u tregua se kur është Nata e Kadrit, pastaj unë e harrova atë. Ajo natë është në dhjetë netët e fundit. Ajo është natë e kthjellët, nuk është as e ftohtë, as e ngrohtë. Atë natë ka një hënë që i shpalos yjet e asaj nate. Shejtanët atë natë nuk dalin derisa të dalë agimi.” Sahih Ibën Khuzejmeh (2190), Ibën Hibbani (3688).

Hadithi i Ubbadeh bin es-Saamit thotë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka thënë:

«إن أمارة ليلة القدر أنها صافية بلجة كأن فيها قمراً ساطعاً ساكنة ساجية، لا برد فيها ولا حر، ولا يحل لكوكب أن يرمى به فيها حتى تصبح، وإن أمارتها أن الشمس صبيحتها تخرج مستوية ليس لها شعاع مثل القمر ليلة البدر، ولا يحل لشيطان أن يخرج معها يومئذٍ».

“Shenja e natës së Kadrit është se ajo natë është e kthjellët dhe me qiell të pastër, është natë e qetë dhe e rehatshme, nuk është as e ftohtë, as e ngrohtë. Atë natë nuk i lejohet asnjë ylli të bjerë derisa të dalë drita e agimit. Shenja e saj është se dielli i asaj dite del lart pa patur rreze, sikur të jetë hëna pesëmbëdhjetë. Asnjë shejtani nuk i lejohet që të dalë bashkë me lindjen e diellit.”

E ka nxjerrë Imam Ahmedi (5/324), el-Hejthemi në Mexhm’au ez-Zauaid (3/175) ka thënë: “Transmetuesit e këtij zinxhiri janë thikaat (të besueshëm).”

📋 [2] Argument për këtë është hadithi i Ebij bin K’ab, radijAllahu anhu, se i Dërguari ka thënë:

«وأمارتها أن تطلع الشمس في صبيحة يومها لا شعاع لها»

“Shenja e saj është se dielli në atë ditë lind pa rreze.” Muslimi (762).

 

📖 esh-Sherhul-Mumtië li Zaad el-Musteknië, 6/496-497

Përktheu: Jeton Shasivari