📚 Burimi: Fetata Nurun ‘ala Derb, 16/173
💎Pyetje: Një pyetëse thotë: “Kur kam qenë në klasën e dytë të shkollës së mesme, gjatë muajit të Ramazanit, në kohë provimesh, u ktheva në shtëpi dhe më kishte marrë një etje e madhe. Kështu që, piva ujë. A duhet vetëm ta agjëroj përsëri atë ditë, apo vetëm të ushqej një të varfër dhe ta agjëroj atë ditë?
💎Përgjigje: Atë ditë që e prish agjërimin, duhet që të mos hash asgjë derisa të perëndojë dielli. Pastaj e ke detyrë që ta kompensosh atë ditë më vonë dhe nuk duhet të nxjerrësh ushqim. Por mjafton që të ngutesh për ta kompensuar atë ditë. Falënderimi i takon Allahut për këtë.
Megjithatë, nuk të lejohet që të pish ujë përveç nëse ke etje të madhe dhe ke frikë se mos të kap vdekja apo ndonjë sëmundje. E nëse ke etje dhe ke mundësi të bësh durim, atëherë nuk të lejohet të pish ujë derisa të perëndojë dielli në ditët e obliguara të Ramazanit. Ama nëse ke shumë etje dhe ke frikë për veten tënde se mos sëmuresh apo se mos vdes, atëherë s’ka problem që ta prishësh. Por pasi që ke pirë ujë, nuk duhet më që të hash apo pish diçka derisa të perëndojë dielli. Pastaj më vonë e kompenson këtë ditë.
Përktheu: Jeton Shasivari