Bismilah...

Autor: Sulejman bin Selimullah er-Ruhejli

 

Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

(Iitikafi – qëndrimi në xhami gjatë dhjetëditëshit të fundit)

 

Lavdia dhe falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të gjithësisë, salavatet dhe selamet më të plota dhe më të përsosura qofshin mbi atë që është dërguar mëshirë për njerëzimin, mbi familjen dhe të gjithë shokët e tij, më pas:

Të nderuar vëllezër dhe motra ju them: Esselamu alejkum ue rahmetull-Llahi ue berekatuHu!

E lus Allahun - 'Azze ue Xhel - që t'ju begatojë në këtë muaj dhe të na ndihmojë në ditët që kanë mbetur.

Në këtë takim do të flasim për një adhurim fisnik, i cili është prej veprave të mira të muajit të Ramazanit, e ai është Itikafi. Itikafi është qëndrimi në xhami për një kohë të caktuar, për të adhuruar Allahun, të Pastërtin prej të metave dhe të Lartësuarin, në një formë të caktuar duke e bërë nijet.

Koha më e shkurtët e Itikakit sipas fjalës më të saktë të dijetarëve është: një natë ose një ditë. Ai që hynë në xhami për namaz të Sabahut dhe e bënë nijetin që të bëjë itikaf deri në namazin e Akshamit, atëherë ky është itikaf. Ai që hynë në xhami për namazin e Akshamit dhe e bënë nijetin që të bëjë i'itikaf deri në namazin e Sabahut, atëherë kjo llogaritet itikaf.

Pejgamberi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem – bënte itikaf në Ramazan që të kërkonte natën e Kadrit. Kështu që, ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - hyri në i'itikaf në dhjetëditëshin e parë të Ramazanit, pas kësaj i erdhi Xhibrili - alejhis-selam - e i tha: “Ajo që ti po e kërkon është përpara teje!” Kështu ai hyri në itikaf dhjetëditëshin e dytë, pastaj i erdhi Xhibrili -alejhis-selam - e i tha: "Ajo që ti po e kërkon është përpara teje!" Kështu që hyri në i'itikaf dhjetëditëshin e fundit, dhe ai - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - vazhdoi që t'i përmbahet i'itikafit të dhjetëditëshit të fundit derisa vdiq - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-. Gjithashtu edhe sahabët pas tij kanë bërë i'itikaf, si dhe gratë e tij kanë bërë i'itikaf.

Këtu na lind një pyetje: Këtë vit nuk kemi mundësi të shkojmë në xhami, a të bëjmë i'itikaf në shtëpitë tona? Përgjigja është: jo! S'ka dyshim se itikafi është vetëm në xhami. Atëherë çfarë të bëjmë? Të them ty o Musliman: Ata që gjithmonë kanë bërë itikaf, atëherë me lejen e Allahut edhe këtë vit atyre do t'u shkruhet ajo që bënin në vitet e kaluara.

Ndërsa ai që nuk e ka pasur zakon të bëjë itikaf në vitet e kaluara, por këtë vit ka bërë nijet me sinqeritet dhe vendosmëri se do të bëjë i'itikaf, por e ka penguar ndonjë shkak, atëherë fjala më e saktë prej fjalëve të dijetarëve është se atyre u shkruhet shpërblimi i nijetit të tyre. Pra, përgëzohet se e ka bërë itikafin duke qenë në shtëpinë e tij. E rëndësishme është ta ketë nijetin e sinqertë dhe të jetë i vendosur.

E lus Allahun - 'Azze ue Xhel - që ta largojë fatkeqësinë, ta mëshirojë umetin, ta largojë këtë sprovë, t'i gëzojë zemrat e besimtarëve duke i bashkuar ata në xhamitë e Allahut - 'Azze ue Xhel - sa më shpejtë!

Allahu i Lartësuar është më i Larti dhe më i Dituri. Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgamberin tonë!

 

Përktheu: Servet Mata

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org