Autor: Shejkh Mukbil ibn Hadi el Uadi'i
Burimi: Kaseta me titull el-Mexhruhun, n.3 nga Tesxhilati Ehlil-Hadijth, Algjeri
Pyetje: Cili është opinioni juaj për atë që pretendon se është selefij por nuk i merr librat apo kasetat e selefijve dhe në vend të kësaj i mbron njerëzit e hizbijes?
Përgjigje: Ajo me çfarë e këshillojmë vëllain tonë është që t’i pranojë librat e dobishëm si Rijadus-Salihin, Bulugul-Meram, Fet’hul-Mexhid. Këto do t’i bëjnë dobi më tepër dobi se kasetat sepse ajo çfarë themi ne dhe ajo çfarë thonë të tjerët për kasetat është se ato janë një pikë uji nga stuhia e shiut, po, ne i këshillojmë vëllezërit tanë që të mësojnë përmendësh Rijadus-Salihin, dhe përpara kësaj të mësojnë përmendësh Kur'anin Fisnik, dhe gjithashtu Bulugul-Meram nëse ata janë të aftë, dhe të mësojnë përmendësh el-Lu’lu uel-Merxhan poashtu. Pra kjo është ajo që do t’u bëjë dobi atyre. Kurse sa për atë që nuk merr kaseta, atëherë kjo nuk tregon se ai nuk është selefij porse duhet që të shikoni se me kë po shoqërohet ai dhe a po i shoqëron bidatçijtë ai? Po, si Abdu-Rrahman Abdul-Khalik dhe Ebu Is’hak el-Huvejni, këta dy individë konsiderohen bidatçij, ah po, dhe gjithashtu Seferi (Hauali) dhe Selmani (el-Audeh) konsiderohen bidatçij. Dhe gjithashtu revista es-Sunne e cila është e lidhur me bidatin dhe i përket Muhamed Sururit, pra ky dhe pasuesit e tij janë të palëkundur në të, ajo konsiderohet revistë e bidatit…
Përktheu Alban Malaj