Bismilah...

Ebu Is’hak el-Hu’uejni bën tekfir mbi atë që ngul këmbë (insiston) në mëkate

[blockquote]Ebu Is’hak el-Hu’uejni bën tekfir mbi atë që ngul këmbë (insiston) në mëkate.

Ebu Is’hak el Hu’uejni thotë:

“Kurse njeriu që këmbëngul në mëkat, dhe e di se kjo është mëkat, atëherë ky është mustehil (personi që konsideron hallall atë që Allahu e ka bërë haram), ky është mustehil, dhe kufri i tij është i qartë, sikur të thotë: unë e di se kamata është haram, porse unë e ha atë, dhe zinaja (marrëdhëniet jashtëmartesore) është haram por unë bëj zina, ky është mustehil, istihlali (konsiderimi i një gjëje hallall që Allahu e ka bërë haram) i tij për këtë është i qartë, nuk ka dyshim në kufrin e këtij personi.”

Burimi: Kaseta “Shurutu el-‘ameli es-salih” min. 1:53:13 [/blockquote]

Çfarë thonë dijetarët e mëdhenj për atë që insiston në mëkate duke mos e konsideruar atë hallall?

1. Shejkh Uthejmin

Kriteri i Istihlalit me të cilën robi bën kufër

Pyetje:

Cili është kriteri e Istihlalit (ta konsiderosh hallall atë që Allahu e ka bërë haram) përmes së cilës robi bën kufër?

Përgjigje nga Shejkh Uthejmin:

Istihlal është që robi të besoj se është hallall atë që Allahu e ka bërë haram. Kurse Istihlali në vepra, atëherë ai shikohet. Në qoftë se ky Istihlal është nga ai lloj që bën tekfir, atëherë ai është kafir, murted (renegat). Ta zëmë si shembull: Në qoftë se njeriu merret me kamatë dhe ai nuk beson se ajo është hallall, porse ai vazhdon në atë rrugë, atëherë ai nuk bën kufër, ngase ai nuk e konsideron atë hallall.

Por, nëse thotë: Vërtetë, kamata është hallall, me këtë ka për qëllim kamatën që Allahu e ka bërë haram, atëherë ai bën kufër, ngaqë ai e përgënjeshtron Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Pra, Istihlilali është: Istihlal në vepra dhe Istihlal në besim, me zemrën e tij. Andaj, Istihlali në vepra, shikohet tek vet vepra, a të bën tekfir apo jo? Është e ditur se me ngrënien e kamatës njeriu nuk bën kufër, por ajo është nga mëkatet e mëdha. Por nëse ai i bën sexhde një idhulli, atëherë ky bën kufër, përse? Sepse kjo vepër të bën tekfir. Ky është kriteri.

Porse medoemos duhet kushti tjetër, e ai është: Që ky i cili e konsideron këtë gjë hallall të mos jetë i arsyetuar me injorancë, nëse ai është i arsyetuar për shkak të injorancës së tij, atëherë ai nuk bën kufër. Për shembull: nëse një njeri është i ri në Islam (i konvertuar), nuk e din se alkooli është haram, atëherë edhe në qoftë se ky e konsideron atë hallall, nuk bën kufër, derisa të mësoj se ai është haram. E nëse ai ngul këmbë pasi që ta ketë mësuar atë (beson se është hallall), ai bëhet kafir.

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=127860

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh, 3/97, takimi i 50, pyetja 1198

(الباب المفتوح 3/97 ، لقاء 50 ، سؤال 1198)

2. Shejkh Uthejmin

Nëse një person këmbëngul në mëkate nuk është kafir Shejkh Uthejmin

Pyetje:

Në lidhje me Istihlalin, nëse një njeri jepet pas çdo gjynahu prej gjynaheve, qofshin mëkate të mëdha apo të tjera, dhe ngul këmbë në to,

1. A gjykohet mbi të se ai e ka konsideruar hallall (istehal-le) këtë gjë, vetëm me veprimin e tij dhe me këmbënguljen e tij?

2. Apo se Istihlali është vepër e zemrës që nuk duket, përveç se personi ta thotë atë me gojën e tij?

Përgjigje nga Shejkh Uthejmin:

Po! E dyta është e vërtetë. Ngase shumë njerëz ngulin këmbë në mëkate dhe besojnë se ato mëkate janë haram, por thonë: “Jemi të dobët që të shqepemi prej tyre.”

Dhe e sheh atë, nëse bën mëkat, kërkon falje prej Allahut për to. Madje, ndonjëri prej njerëzve zotohet me gjithë mend, se nuk do ta bëj më këtë gjynah, porse tregohet i dobët (përsëri bie në atë mëkat). Pra, kjo duhet patjetër (d.m.th që ta konsideroj hallall një gjë duke e thënë me gojën e tij.)

Burimi: “Sislsiletu Sherhi Sahihi Muslim, Kitabul-Xhihadi ue-Sijeri uel-Imareh,” kaseta e nëntë, pjesa e dytë, min. 00:07:40

سلسلة شرح صحيح مسلم – كتاب الجهاد والسِّيَر والإمارة – الشريط التاسع – الوجه (ب) – دقيقة 40 : 07 : 00

3. Shejkh Feuzan:

A është kufër istihlali në vepër?

Pyetje:

Allahu ju dhëntë të mira, Shkëlqesia Juaj, ky pyetës thotë: “A është kufër istihlali (konsiderimi i një gjëje hallall që Allahu e ka bërë haram) me vepër? Dhe ai që jep leje (për hapjen) e bareve në të cilat pihet alkooli, apo (lejon) vende të vallëzimit (disko), kinema, teatër apo banka me kamatë, a konsiderohet ky istihlal me vepra kufër?

Përgjigje nga Shejkh Feuzan:

Jo! Vepra nuk është argument për istihlal, ndoshta ai e pranon se ajo është haram dhe e bën këtë gjë për shkak të epshit, apo për shkak të dashurisë për pasuri. Kjo konsiderohet mëkat; nuk konsiderohet kufër. Istihlali është me fjalë nëse deklaron dhe thotë: Kjo është hallall, kjo është ajo që konsiderohet kufër, por ama vetëm vepra, atëherë kjo nuk është dëshmi për istihlal, ngase ka mundësi që ai ta ketë bërë atë për shkak të dashurisë për pasuri apo për shkak të epshit, apo gjëra të tjera, apo për shkak të shokëve të këqij, ndonëse ai beson se kjo është haram. Po.

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/9644

4. Shejkh Feuzan

Këmbëngulja në mëkate, a është argument për istihlalin e tyre?

Pyetje:

Allahu ju dhëntë mirësi, Shkëlqesia Juaj, ky pyetës thotë: “A që këmbëngul në mëkate të mëdha megjithëse është këshilluar kohë pas kohe dhe ai ka këmbëngulur në to, a është kjo argument për istihlalin (konsiderimi i një gjëje hallall që Allahu e ka bërë haram) e tyre? Ngase ai nuk ngul këmbë në këtë mëkat të madh vetëm se ai e konsideron atë të lejuar (mustehil)?

Shejkh Feuzan:

Jo o vëlla! Nuk gjykohet për të se ai e konsideron atë hallall, derisa ta shqiptoj atë dhe të thotë se është hallall. Kurse vetëm bërja e atij mëkati... shejtani e ka lajthitur atë si dhe epshet dhe ëndjet e joshin atë. Andaj, nuk gjykojmë mbi të se ai është mustehil vetëm për shkak të vazhdimësisë dhe përsëritjes së atyre mëkateve (të mëdha). Po.

5. Shejkh Feuzan

A konsiderohet istihlal frekuentimi i bankave me kamatë apo hapja e tyre – Shejkh Feuzan

Pyetje:

(Pyetësi) thotë, Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses: “A konsiderohet prej istihlalit (konsiderimi i një gjëje hallall që Allahu e ka bërë haram) frekuentimi i bankave me kamatë dhe hapja e tyre apo përsëritja e një vepre prej mëkateve të mëdha?”

Shejkh Feuzan:

Jo! Kjo nuk konsiderohet istihlal; konsiderohet veprim i një mëkati të madh. Istihlali është nëse thotë kamata është hallall, nëse thotë se kamata është hallall, atëherë ky është istihlal, ose nëse shkruan apo jep fetva se kamata është hallall, më të gjitha llojet e saj dhe të mohoj ndalimin e kësaj dhe (të thotë) se: “Kjo ka qenë (e ndaluar) në kohët e hershme, bota sot ka ndryshuar.” Atëherë, gjykohet mbi të me kufër.

Porse vetëm se ai e han kamatën apo i frekuenton bankat apo merr borxh prej tyre apo i lë paratë tek ato, atëherë ky bën një mëkat prej mëkateve të mëdha. Porse nuk gjykohet mbi të kufër, derisa ta thotë shkoqur se kamata është hallall, dhe se nuk ka kamatë. Po.

6. Shejkh Albani

Atë që Pejgamberi ka urdhëruar të vritet, a kuptohet detyrimisht se ai është kafir?

Pyetje:

A kuptohet detyrimisht se atë që ka urdhëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) të vritet për shkak të bërjes së një harami të caktuar, se ai (person) e ka konsideruar të lejuar atë gjë (istehal-le), kështu që ai (Pejgamberi) ka urdhëruar që ai të vritet.

Shejkh Albani: Si?

Pyetësi: A kuptohet detyrimisht se nëse Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) urdhëron që filani të vritet, i cili ka bërë një gjynah, dhe ai, vetëm me këtë bërje të mëkatit është mustehil, dhe me këtë istihlal ai është kafir?

Përgjigje nga Shejkh Albani:

Kjo është po ashtu prej gënjeshtrave të tyre. Dhe hadithi (që tregon) për atë grua që bëri zina dh ai (‘alejhi salatu ue selam) në lidhje me të ka thënë:

“Ajo është penduar me një pendim të sinqertë, sikur ta ndajë atë tek banorët e Medines, do t’u mjaftonte atyre.”

Megjithëse ai (Pejgamberi) e dënoi atë (me gurëzim). Pra, kjo është prej gënjeshtrave të tyre dhe prej largimit të tyre nga shumë tekste (të Kurani dhe Sunetit) të cilat i kundërshtojnë ëndjet e tyre. Dhe për këtë arsye, un nuk shoh - o vëlla – ndonjë dobi të madhe në përmendjen e dyshimeve të atyre të devijuarve, sepse kjo problematikë nuk mbaron.

Pyetësi:

Po përmend hadithin – o Shejkh – që e transmeton Bera bin ‘Azib, i cili ka thënë: “E takova xhaxhanë tim, Ebu Burdeh bin Nejjar dhe ai me vete kishte një flamur. Kështu që, i thashë atij: O xhaxha, ku po shkon? Ai tha: Më ka urdhëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) që të shkoj tek një njeri i cili është martuar me gruan e babit të tij, dhe ta vrasë atë.”

Shejkh Albani: Mirë! Çfarë ka tek ky (hadith)?

Pyetësi: Ky (hadith) është argument se atë që Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka urdhëruar të vritet për shkak se ai ka rënë në këtë ndalesë (haram). Nga kjo kuptohet detyrimisht se ai ka konsideruar atë gjë hallall (istehal-le).

Shejkh Albani: O vëlla! Kuptova. Por cili është argumenti për këtë?

Pyetësi: Se ai është martuar (me gruan e babait të tij) dhe kjo është istihlal.

Shejkh Albani: O vëlla! Nuk u kundërshtuam. Ai që vret një njeri besimtarë, a nuk është kjo istihlal (në vepër e jo me zemër)?

Pyetësi: Po.

Shejkh Albani: A është ai kafir?

Pyetësi: Nuk është kafir.

Shejkh Albani: Cili është dallimi në mes kësaj dhe asaj? Ashtu siç të thash pak më parë: cili është dallimi në mes kufrit në një vepër dhe kufrt në një vepër (tjetër)? Cili është dallimi?

Pyetësi: Nuk ka dallim.

Shejkh Albani: Kjo është prej kësaj (d.m.th e njëjta gjë) – o vëlla – kështu që, njeriu mund të bëj interpretime në lidhje me tekstet e Kuranit dhe Sunetit. Të Krishterët - ndoshta ju e dini këtë – të Krishterët argumentohen me disa tekste të Kuranit për (besimin) e tyre në Trinitet dhe kufrin e tyre. Nuk ka mundësi që ëndjeve t’u vësh kufi, përveç se t’i pasojmë plotësisht Selefët e devotshëm. Dhe ky është ‘gjykatësi’ që gjykon në mes nesh dhe atyre, përndryshe ata do të vijnë ty me çdo argument të cilin ata e interpretojnë gjersa të përputhet me epshet e tyre. Prandaj, të thash: kjo problematikë nuk mbaron.

Burimi: Silsiletul-Huda ue-Nur, kaseta 830, minutat 00:43:45

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari