Unë kam thënë në lidhje me çështjen e Ebul Hasen el-Ma'ribij, ashtu siç e kam sqaruar shumë qartë: Unë i refuzoj dy grupet!
Njëri grup është ai i cili e lavdëron Ebul-Hasen el-Ma'ribiun pavarësisht bidateve që ka shfaqur ai! Unë nuk njoh ndonjë njeri që të ketë nxjerrë parime në favor të hizbive dhe për bashkimin e prishur (me hizbitë) si shembulli i këtij njeriu, Maribiut! Ndërkohë që unë isha prej atyre që thonin se duhet të heshtësh në lidhje me të, në fillim të çështjes, sepse nuk më ishte bërë e qartë çështja e tij. Ndërsa dijetarët e tjerë kanë qenë më të informuar se unë në këtë çështje dhe paralajmëronin kundër tij. Kur dijetarët shkruan dhe sqaruan dhe Shejkh Abdullah el-Bukharij ma paraqiti mua refuzimin e tij kundër Ma'ribiut, unë thashë: “Ky njeri ka dashur ta pastrojë veten e tij (nga akuzat), po ai veçse i ka pohuar ato kundër vetes së tij!” Kështu, u bënë dy grupe! Njëri grup thoshte: “Ne jemi Abbadijjeh!” Dhe e lavdëronin Maribiun me argumentin se ata pasonin Shejkh Abadin.
Grupi tjetër, të cilët kishin moral të keq dhe flisnin në takimet e tyre kundër Shejkh Abdul-Muhsin (Abbadit), thonin: “Ai e lavdëron Maribiun, prandaj ai që e lavdëron Maribiun është si Maribiu.”
Ndërsa unë kam thënë: Shejkhu ynë, Shejkh Abadi nuk lexonte. Kjo është ajo që di unë në lidhje me çështjen e Maribiut, se Shejkhu kishte një karton dhe çdo gjë që ia dërgonin e vendoste në karton dhe më pas urdhëronte që të digjeshin ato letra, në lidhje me çështjen e Ebul-Hasen Maribiut.
Unë them: Ju të cilët e keni lexuar dhe e dini se çfarë ka shkruar ky njeri, Ebul-Hasen Maribiu, të cilin ne e konsiderojmë bidatçi për shkak të asaj çfarë ka shkruar, derisa të kthehet prej saj; nuk ka justifikim për ju te fjala e Shejkh Abadit, sepse me aq sa dimë ne, ai nuk i ka lexuar fjalët e tij. Kjo është ajo që unë e dija me siguri, ndërsa ai që ju thotë se Shejkhu e ka lexuar të gjithë atë që është shkruar kundër Maribiut, ai nuk është i sinqertë në atë që thotë! Për sa i përket të tjerëve, unë s’di gjë rreth tyre.
Ndërsa për sa i përket grupit të dytë, ata të cilët flasin keq për Shejkhun (Abbadin), ne e dimë se nëse Shejkhu do të gjente një gabim të djalit të tij, Abdurr-Rrazzakut, ai nuk do të heshte ndaj tij. Ky burrë është i paanshëm në lidhje me hakun. Unë gjithmonë them se Shejkh Abdul-Muhsin më kujton Shejkh Bin Bazin dhe Shejkh Uthejminin. Ai ka shumë cilësi të tyre.
Kështu që nëse Shejkhu do të kishte lexuar, siç i keni lexuar edhe ju fjalët e pështira të këtij njeriu, ai nuk do ta kishte lavdëruar atë.
Gjithsesi unë ju them: juve nuk ju takon të argumentoheni me Abbadin, e as të flisni keq për të, siç bëjnë ata që janë si lakuriqët e natës, të cilët ulen nëpër mexhliset e tyre dhe hanë mishin e dijetarëve, dijetarëve të Sunetit, flasin keq për ta, flasin keq për Shejkh Abbadin, dhe thonë: “Shejkh Abbadi e lavdëron filanin kështu që edhe ky është njësoj si ai.” Kjo nuk ju takon juve. Kjo është fjala ime në lidhje me çështjen e Ebul Hasen el-Ma'ribiut dhe nuk po kaloj më tej se kjo çështje.
Përktheu: Servet Mata