Shejh Salih el Feuzan
Pyetje: Gjenden gjashtë kaseta të Ebul-Hasen el-Maribi, në të cilat ai jep përkufizim se vepra nuk është shtyllë e Imanit, porse është një kusht për plotësimin (e Imanit). Cili është mendimi juaj, Allahu ua shpërbleftë me të mira?
Përgjigje: Edhe në qoftë se ai e thotë atë, ne s’kemi nevojë për Ebul-Hasen el-Maribiun apo për dikë tjetër. Ata mund të thonë dhe të inçizojnë ç’të duan, ne i kthehemi Kuranit dhe Sunnetit dhe në atë që ishin Selefus-Salih (paraardhësit e devotshëm). Veprat janë prej besimit (Imanit). Imani është fjalë me gjuhë, besim me zemër dhe veprim me gjymtyrë. Vepra është prej besimit dhe nuk është kusht, porse ajo është prej esencës së Imanit dhe është pjesë përbërëse e Imanit. Veprat janë Iman dhe nuk janë kusht i Imanit. Ç’donjërit i merret dhe i lihet fjala, përveç të Dërguarit të Allahut (sal-Allahu ‘alejhi ue sel-lem).
Kurani dhe Suneti dëshmojnë se veprat janë prej Imanit. Imani është shtatëdhjetë e ca degë; më e larta e saj është fjala:
“La ilahe il-lAllah” dhe më e ulëta është që të largosh diçka të dëmshme nga rruga, gjithashtu dhe turpi është një degë e besimit. Kështu që ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e bëri Imanin të përbërë nga fjalë, vepra dhe besim. Pra, kur ai e tha fjalën “La ilahe il-lAllah” kjo është fjalë me gjuhë, të largosh diçka prej rrugës është vepër.
Pra i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), e konsideroi veprën prej Imanit. Ndërsa Ma’ribiu thotë: “Jo! Është njëkusht i Imanit...”
Pra fjalën e kujt ta marrim, fjalën e Ma’ribiut apo fjalën e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)?
Turpi është degë e Imanit dhe turpi është vepër e zemrës. Ne nuk marrim nga fjalët e njerëzve pavarësisht shkallës së dijes që kanë arritur ata. Nëse ata e kundëtshtojnë Librin e Allahut dhe Sunetin e të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), atëherë ne i braktisim fjalët e tyre dhe e marrim atë që e ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij.
فَإِن تَنَازَعْتُمْ فِي شَيْءٍ فَرُدُّوهُ إِلَى اللَّـهِ وَالرَّسُول
“...Nëse nuk pajtoheni në ndonjë gjë, atëherë kthejuni Allahut dhe të Dërguarit...” (En-Nisa 59)
Kjo çështje është e sigurtë dhe e gjithë lavdia i takon Allahut, dhe është e rregjistruar në librat e Akides, në akiden e Selefus-Salih, në akiden e Imamëve të këtij Umeti. Kjo është e rregjistruar dhe e mësuar dhe nuk kemi nevojë për fjalët e këtij dhe atij filanit. Po.
Video në AudioSelefi.org
Përktheu: Jeton Shasivari