Këto janë disa pyetje rreth Menhexhit të Kriticizmit që janë bërë më 29 Dhjetor 2002 me Shejkh Muhamed ‘Umer Bazmul, të cilat janë postuar në forumin Selefij Sahab.net:
Pyetje: Cilat janë rregullat e parimit që Kritika e Sqaruar (el-Xherhul-Mufessel) merr përparësi mbi Lavdërimin (Taa’dil)? Por kur Kritika e Sqaruar (Xherh Mufessel) bie në konflikt me Lavdërimin e Shpjeguar (Ta’dili Mufesser), a merr përparësi Lavdërimi i shpjeguar mbi Kritikën e shpjeguar?
Shejkh Muhamed Bazmul: Dijetarët kanë shkruajtur se Xherhit i jepet përparësi mbi Ta’dilin dhe ata thonë se njeriu të cilit i është vërtetuar ndershmëria, pra dijetarët kanë shkruajtur se ai ka ndershmëri dhe është i besueshëm dhe asnjë lloj kritike nuk pranohet kundër tij, përveç nëse kritika është e shpjeguar me fakte e argumente (Xherh Mufesser).
Pra, thëniet e tyre të shpien tek fakti që personit të cilit nuk i është vërtetuar ndershmëria dhe dijetarët nuk e kanë dëshmuar besueshmërinë e tij, atëherë kritika e përgjithshme kundër tij (Xherh Muxhmel) pranohet. [1]
Ndërsa për sa i përket atij të cilit i është vërtetuar ndershmëria, asgjë nuk pranohet kundër tij me përjashtim të Xherhit Mufesser.
Pastaj ata thonë se kur Kritika e Shpjeguar bie në konflikt me Lavdërimin e Shpjeguar, ashtu sikurse pyete ti, ata thonë se kritika nuk refuzohet përveçse atëherë kur lavdëruesi përmend shkaqet e bërjes së kritikës dhe e refuzon atë. Si për shembull, kritikuesi bëri kritikë ndaj një personi për shkak të akijdes së tij. Dhe lavdëruesi thotë: “Po, ai më përpara e kishte atë akijde, por ai e braktisi e nuk u kthye më tek ajo.” Ose ai që bën kritikën thotë se personi nuk e mësoi përmendësh këtë dorëshkrim, por ai transmetonte ato që mbante mend.” Kurse lavdëruesi thotë: “Po, ai ishte kështu, por pastaj ai u kthye dhe e dëgjoi sërish nga shejkhu i tij, kështu bazat e tij u forcuan prapë në lidhje me atë dorëshkrim dhe çdo gjë që transmetoi më mbas ishin vetëm nga bazat e tij (të cilat ai i rishqyrtoi). Pra, ai që bën lavdërim (Ta’dil) përmend arsyet përse është bërë kritika (Xherhi) dhe gjithashtu e refuzon atë. Atëherë ky lavdërim (i sqaruar) pranohet me kusht që personi i cili po lavdërohet të mos jetë i njohur për dredhira, që pason epshet e tij dhe mashtron. Sepse disa njerëz mund të japin Ta’dil Mufassal për dikë që dijetarët i kanë bërë Xherh Mufassal, dhe atij të cilit dijetarët i kanë bërë Xherh të sqaruar e të detajuar, atëherë vërtetohet se ai është prej atyre që bëjnë lojra dhe ndjekin epshet, është nga njerëzit e mashtrimit, ata të cilët nuk i nënshtrohen të vërtetës dhe nuk kthehen tek e vërteta. Dhe kështu që, fjala e atij që ka bërë Ta’dil për atë njeri edhe nëse është e shpjeguar, ne nuk e pranojmë për shkak se na u bë e qartë gjendja e këtij njeriu. Dhe Allahu e di më së miri.
Pyetje: Ka prej atyre që nuk i pranojnë deklaratat e Dijetarëve Selefijinë të cilët refuzojnë Ebul-Hasenin me pretendimin se dijetarët i kanë dhënë tezkije atij, e midis tyre është Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad, janë dijetarët e Jordanisë dhe Shejkh Ibrahim Ruhajli. Cila është fjala juaj o Shejkh rreth tyre?
Shejkh Muhamed Bazmul: Unë them se Shejkh ‘Abdul-Muhsin el-‘Abbad është nga dijetarët e mëdhenj dhe ai ka një gradë të lartë tek ne në Mbretëri (Arabi Saudite). Kurse pjesa tjetër (e atyre që u përmendën), ata janë studentë të dijes. Ata nuk janë prej dijetarëve. Ata janë prej studentëve. Dhe ajo që kam të qartë unë është se Shejkh ‘Abdul-Muhsin nuk i ka parë të gjitha fjalët që kanë thënë dijetarët rreth Xherhit (kundër Ebul-Hasenit). Dhe rregulli është se kritikuesit (xharih) i jepet përparësi mbi lavdëruesin (mu’addil). Domethënë, unë po ju informoj duke zbatuar këtë rregull dhe shikoni: çfarë është e saktë?
Nëse një prej transmetuesve të hadithit u shpall i besueshëm nga Imam Ahmed Ibn Hanbel dhe një person që është më poshtë gradës së Imam Ahmed Ibn Hanbelit i bëri Xherh Mufesser atij (transmetuesi), ti do ta pranosh thënien e këtij kritikuesi apo do ta refuzosh? Çfarë ke detyrë ti në këtë rast?
Pyetësi: Nuk do ta pranoj o Shejkh.
Shejkh Muhamed Bazmul: Nuk do ta pranosh?
Pyetësi: Po (nuk do ta pranoj).
Shejkh Muhamed Bazmul: Jo (kjo është gabim), e saktë është që ti të pranosh fjalët e atij që bën Xherh... ngase ai që bën Xherh ka dituri shtesë, ai ka dituri shtesë. Kështu që ne themi: në zbatimin e këtij rregulli i jepet përparësi Xherhit mbi Ta’dilin, ngase mund të vijë një person dhe dijetarët e shpallin atë të besueshëm, pastaj vjen një tjetër dijetar nga dijetarët e hadithit - i cili nuk është në të njëjtën gradë sikur ata dijetarë të mëdhenj – dhe bën kundër atij personi një Xherh Mufesser (kritikë të sqaruar me detaje). Ne themi se e pranojmë këtë Xherh dhe se atyre dijetarëve, pavarsisht gradës së lartë që ata kanë, nuk iu është bërë e qartë gjendja e këtij transmetuesi ashtu sikurse iu bë e qartë këtij që bëri Xherh.
Gjithashtu, ne themi për çështjen e Ebul-Hasenit se ata që kanë bërë Xherh kundër tij kanë bërë Xherh Mufesser (kritikë të sqaruar me detaje), të cilët janë bazuar në fjalët e tij që gjenden në librat, kasetat, mësimet apo ligjëratat e tij. Dhe ata janë bazuar në një sërë qëndrimesh që ka mbajtur ai (rreth disa çështjeve).
O vëllezërit e mi, të gjithë bijtë e Ademit bëjnë gabime dhe më të mirët prej atyre që gabojnë janë ata që pendohen. Askush nuk është i pastër nga gabimi. Megjithatë, njerëzit e devijimit dhe epsheve kur gabojnë dhe kur këshillohen nuk tërhiqen por vazhdojnë me këmbëngulje në pavërtetësinë e tyre, tregohen kryeneçë dhe ndjekin epshet në vend të logjikës. Shejtani dhe shpirtrat e tyre që i urdhërojnë për keq ua zbukurojnë atyre (ndjekjen e epsheve) duke i bërë të mendojnë se po u tërhoqën, pozita që gëzojnë tek njerëzit do të zvogëlohet, njerëzit nuk do t’i besojnë më diturisë së tyre dhe pasuesit e tyre do t’u largohen. Shejtani ua zbukuron atyre idenë se tërheqja e tyre, dorëzimi tek e vërteta dhe të qënurit i qartë në këtë tërheqje dhe të kapurit mbas Sunetit pasi që iu bë i qartë, të gjitha këto do t’ua ulin pozitën dhe do t’ua zbehin vlerën. Kështu, ata pushtohen nga epshet dhe nga Shejtani i cili luan me ta në këto çështje. Askush nuk kthehet i sigurt nga bidatet dhe epshet përveç se ata që i ka mëshiruar Zoti juaj.
Pyetësi: Cili është qëndrimi i saktë që duhet mbajtur kundrejt atij që mbron dhe përkrah Ebul-Hasenin?
Shejkh Muhamed Bazmul: Qëndrimi i saktë që duhet mbajtur kundrejt atij që mbron Ebul-Hasenin është i njëjtë me qëndrimin që mbahet kundrejt atij që mbron Bidatçijtë. Ne themi: Ai duhet këshilluar, pra ky që mbron njerëzit e Bidatit dhe i përkrah ata. Dhe ai ose kthehet, ose përndryshe trajtohet njësoj si Bidatçijtë, duke paralajmëruar kundër tij, duke qëndruar larg prej tij, duke mos u ulur me të dhe duke mos e dëgjuar.
Dhe Allahu e di më së miri.
Fundnota:
[1] Shënim i përkthyesit: el-Khatib el-Bagdadij ka thënë (el-Kifajeh fij Ilmi er-Riuajeh, fq. 142): “Njerëzit e dijes kanë Ixhma’ se ai që është kritikuar nga një apo dy dhe është lavdëruar nga një numër i njëjtë njerëzish sikur ata që kanë bërë Xherh mbi të, se me të vërtetë Xherhi (i shpjeguar) ka më shumë meritë (që të pranohet). Arsyeja është se ai që kritikon po na lajmëron për një çështje të fshehtë të cilën ai e ka marrë vesh. Pra ai e miraton atë që e ka lavdëruar këtë person dhe duket sikur ai po i thotë: Unë e di gjendjen e tij të jashtme të cilën e di edhe ti, mirëpo unë di gjëra që ti nuk i di ngase unë e kam shqyrtuar çështjen e tij...”
Ibn Haxher ka thënë (en-Nuz’hetun-Nedhr, fq. 193): “Xherhi merr përparësi mbi Ta’dilin nëse është i sqaruar dhe vjen nga dikush që i njeh shkaqet e tij.”
Ibn Kethir ka thënë (el-Ba’ithul-Hathijth, 1/287): “Nëse ka përplasje midis Xherhit dhe Ta’dilit, atëherë duhet që Xherhi të jetë i shpjeguar (Mufesser).”
Ahmed Shakir ka thënë (në el-Ba’ithul-Hathijth, 1/289): “Nëse Xherhi i cili ka shkaqe të sqaruara përplaset me Ta’dilin, atëherë Xherhi merr përparësi edhe nëse numri i atyre që japin Ta’dil është i madh, ngase ai që bën Xherh ka dije shtesë të cilën nuk e ka arritur ai që jep Ta’dil...”
Poashtu, Imam Ahmedi ka thënë (Tahdhib et-Tahdhib, 2/273): “Çdo personi të cilit i është vërtetuar drejtësia/ndershmëria, atëherë (kundër tij) nuk pranohet Xherhi i asnjërit, përveç nëse ata e shpjegojnë (Xherhin që bëjnë kundër tij)...”
Shejkh Mukbil Ibn Hadi el-Uadi’i është pyetur: “Kur një transmetues është deklaruar i besueshëm nga një person dhe është kritikuar nga katër të tjerë; ose është kritikuar nga një dhe është deklaruar i besueshëm nga katër të tjerë, atëherë thënia e cilit prej tyre merret? Më shpjegoni me një shembull të vetëm nga librat e hadithit dhe transmetuesve rreth Xherhit Mufesser sepse unë i kam dhënë përparësi Ta’dilit (lavdërimit) të përgjithshëm të shumicës (në vend të Xherhit, kritikës së një personi të vetëm)?”
Shejkhu u përgjigj: “Sa i përket dhënies përparësi Ta’dilit të shumicës, atëherë kjo nuk është e saktë, për shkak se kritikuesi ka vënë re atë që nuk e ka vënë re lavdëruesi (Mu’adil). Kështu për shembull, kur gjen një njeri gjithmonë në saf të parë (në namaz), ti e shpall atë thikat (të besueshëm), por shoku yt e di që ai nuk është hafidh (i fuqishëm në mësimin përmendësh, në kujtesë), por përkundrazi ai është i dobët në kujtesë (da’iful-hifdh). Pra, ti e di se ky njeri është gjithmonë në saf të parë por shoku yt është në dijeni se ai punon në një bankë me kamatë ose ai bën piktura (fotografi) ose punon si berber që rruan mjekrrat, prandaj ai që bën kritikën (Xharih) ka vënë re apo ka hasur diçka të cilën nuk e ka hasur Mu’adili (lavdëruesi). Sikur dhjetë njerëz ta shpallin atë të besueshëm (thikat) dhe vetëm një person ta ketë kritikuar atë me një kritikë të shpjeguar (Xherhul-Mufesser), atëherë Xherhi Mufesser pranohet…” [Ixhabetus-Sa’il ala Ehammil-Mesail, fq.499, Darul-Hadijth, Demmaxh]
Përktheu Alban Malaj