Bismilah...

Shkëputur nga libri i tij: “Ebul-Hasen Judafi’ bil-Batili uel-‘Uduani ‘anil-Ikhuani ue Du’ati Hurrijeti ue Uahdetil-Edjani”

Ka thënë Imami Ebu Isma`il es-Sabuni në Akijden e Selefëve, fq. 121:

“Një nga cilësitë e Ehli-Sunetit është: dashuria e tyre për Imamët e Sunetit, për Dijetarët, për ndihmëtarët dhe mbrojtësit e tij; dhe urrejtja e tyre për Imamët e Bidatit, ata të cilët thërrasin për në Zjarr dhe i shpien njerëzit e tyre në Vendin e Torturave. Allahu i Lartësuar i ka zbukuruar zemrat e Pasuesve të Sunetit dhe nurin e tyre me dashurinë për Ulematë e Sunetit, e kjo është mirësi prej Tij.”

Unë them: Gjendja e Ebil-Hasenit është e kundërt me gjendjen e Ehli-Sunetit.

Ai i do njerëzit e dalaletit dhe bidatit, i mbron ata me pavërtetësi dhe i cilëson si pasues të sunetit, e disa të tjerë i cilëson si selefijinë; ndërkohë që i lufton pasuesit, ndihmëtarët dhe mbrojtësit e Sunetit dhe i përshkruan ata me cilësi të shëmtuara, e ndërkaq, asnjë prej atyre cilësive nuk ia mvesh Njerëzve të Bidatit, siç është ekstremizmi, shthurja, dhe, dhe, dhe....

Atëherë, a mund të mendohet që Selefiu i drejtë të miqësohet me të, ta mbrojë me pavërtetësi, t’ua imponojë Selefive selefizmin e tij dhe të mendojë se refuzimi ndaj Ebul-Hasenit dhe atyre që janë si shembulli i tij dhe sqarimi i gjendjes së tyre qenka ekstremizëm (guluu)? A nuk e shikon ai se si (Ebul-Haseni) i përshkruan Selefijinët më këto cilësi të shëmtuara, ndërsa Njerëzit e Bidatit, Rafidat dhe partitë Sekulariste nuk i përshkruan me të tilla cilësi dhe nuk bën asfarë rezistencë për t’i kundërshtuar ata. Por në të vërtetë ai bën rezistencë dhe luftë kundër Selefijinëve dhe librat e tij janë të mbushur plot e përplot me gënjeshtra, mashtrime dhe poshtërsi (“Ed-Difa’a ‘an Ehlul-Itiba’a” – libri i tij) dhe me të vërtetë ai është mbrojtës zullumqar për njerëzit e devijimit dhe risisë, e midis tyre njerëzit e Akijdes së Hululit, Uahdetul-Vuxhudit dhe thirrësit për bashkimin e feve.

Dhe mes cilësive të tjera me të cilat ai i përshkruan Selefijinët, ata që thërrasin në Hak dhe për bashkimin e saktë, bashkimin në Kur'an dhe Sunet dhe në Menhexhin e Selefus-Salih, është përshkrimi i tyre si njerëz të shthurur dhe përçarës, ndërkohë që këto janë cilësitë e tij dhe cilësitë e zotërinjve të tij Ikhuanë e Kutbijinë dhe cilësitë e bandës së tij kurthngritëse, siç është Adnan Ar’uri, el-Magraui, el-Huvejni, Muhamed Hassani dhe ata të cilët qëndrojnë mbas tyre, njerëzit e shoqatës Ihja’ut-Turath dhe njerëzit e shoqatës el-Birr dhe të tjerë si puna e tyre, të cilët shpenzojnë paratë e tyre për këtë grup të devijuar që mbajnë të veshur gunën e Selefizmit për t’i shpartalluar e përçarë ata (Selefijinët) në çdo vend me aktivitetet dhe usulet (bazat) e tyre të prishura. Dhe pikërisht këto janë karakteristikat dhe veprimtaritë e tyre të turpshme [1]; me to shkaktojnë çoroditje dhe ua mveshin të pafajshmëve:

“Më akuzoi për sëmundjen nga e cila vuan vetë dhe pastaj ia mbathi!”

Dhe gjendja e tashme është dëshmitari më i madh! Argumentet janë të shumta dhe vendimtare për të drejtët, kurse për batakçijtë, nuk ia vlen fare të merresh me ta.

Dhe çdo Selefij i sinqertë e di se këto cilësi dhe vepra të prishura në tokë në të vërtetë janë cilësitë e Ikhuanul-Muslimin dhe Kutbijinëve dhe të kësaj bande që përbëhet nga Ebil-Haseni dhe përçarësit e tjerë që i përmendëm.

Nga menhexhi shkatërrimtar i Sejjid Kutbit dhe menhexhi i nxënësve të tij u ngritën një sërë sektesh: prej tyre është sekti që emërtohet me Xhihadin, prej tyre është xhemati i al-Kaidës, prej tyre janë Sururijunët, prej tyre janë xhihadistët në Algjeri, në Somali e në vende të tjera, Xhemati i Hamasit si dhe pasuesit e Barkauit (Ebu Muhamed el-Makdisi).

Dhe ata ia kanë shtuar Umetit ndarjen, përçarjen, tekfirin, tefxhirin (atentatet me bomba), shkatërrimin dhe bashkëpunimin me Rafidat, madje shumë prej tyre janë vegla në duart e Rafidave.

Dhe të gjitha këto paturpësi sipas Ebil-Hasenit janë rrugë e mesme dhe drejtësi, edhe pse ai shfaq refuzim ndaj disave prej tyre me edukatë dhe butësi e pa sqaruar arsyet e vërteta dhe burimet e rrezikshme të menhexhit dhe veprimtarive të tyre.

Dhe ky refuzim i tij bazohet në dy çështje:

E para: ai i shfaq refuzim ndaj Ikhuanul-Muslimin dhe Kutbijinëve për këto akte.

Dhe çështja e dytë: ai zbatoi në këtë refuzim rregull Ikhuano-Kutbi: “Një grup e shkatërron kurse një grup tjetër e refuzon”.

Ebul-Haseni ka ecur me këto dy çështje dhe ai nxit këtë pseudo-refuzim. [2]

Kam marrë vesh se ai po vuan nga botimi dhe përhapja e librit të tij “et-Tefxhijrat” në kohën kur ai mburrej dhe krenohej me librin “ed-Difa’a ‘an Ehlil-Ittiba’a” (Mbrojtja e Pasuesve të Sunetit), dhe e vërteta është se ai libër është mbrojtje për Pasuesit e Dalaletit dhe Bidatit dhe shpifje ndaj Pasuesve të Hakut dhe Sunetit.

Ai është si shembulli i atij që e emërton alkoolin me një emër tjetër në vend të emrit të tij të vërtetë, e mbron atë dhe e quan “Pija e Shpirtit tim”.

Ka thënë en-Nesa’i rahimehullah në Sunenin e tij (312/8, hadithi, n. 5658):

Na ka njoftuar Muhamed Ibn ‘Abdul-‘Ala, nga Khalid, dhe ai është Ibnul-Harith, nga Shu’beh, i cili ka thënë: Kam dëgjuar Eba Bekr Ibn Hafs të thotë: Kam dëgjuar Ibn Muhajriz të transmetojë nga një burrë nga Sahabët e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i cili ka thënë:

يَشْرَبُ نَاسٌ من أُمَّتِي الْخَمْرَ يُسَمُّونَهَا بِغَيْرِ اسْمِهَا.

“Disa njerëz nga Umeti im do të pijnë alkool dhe do ta emërtojnë atë me emër tjetër.”

Hadith sahih; e ka përmendur el-Albani në es-Sahijha (n. 90), e ka saktësuar dhe ka sjellë dëshmi për të.

Edhe Ebul-Haseni e quan të bërit bidat pasim të Sunetit, i quan njerëzit e Dalaletit dhe Bidatit Ehli-Sunet. Pra, ai i quan ata me emër tjetër në vend të emrit të tyre të vërtetë dhe e bën këtë për t’i mbrojtur ata.

Andaj reflektoni o ju të zotët e mendjes.

Fundnotë:
[1] Dhe ideologjia e tyre përçarëse e kundërshton Ehli-Sunetin dhe bashkohet me Njerëzit e Bidatit dhe Epsheve.
[2] Shënim i përkthyesit: Ebul-Haseni shtiret sikur i refuzon Ikhuanët dhe Kutbijinët, por në të vërtetë refuzimi i tij është thjesht fasadë e mashtrimit të tij pasi ai i konsideron Ikhuanul-Muslimin, Xhematin e Xhihadit dhe Xhematin Tablig prej Ehli-Sunetit dhe Xhematit (siç gjendet në kasetën e tij “Xhelsetu fij ‘Aden” (kaseta n.1), e madje shpif duke thënë se vetë Shejkh Mukbili rahimehullah i konsideronte Ikhuanët prej Ehli-Sunetit!!! Dhe kur Ulematë Selefijinë e refuzuan Ebil-Hasenin për këtë qëndrim, atëherë ai shpërtheu menjëherë kundër tyre duke i refuzuar dhe duke i akuzuar ata si të ashpër, ekstemista, hadadijinë etj...

Pra, ky është rregulli që ka ndjekur Ebul-Haseni për të rrëzuar Ulematë Selefijinë: “Refuzim ndaj Ikhuanëve për të shkatërruar ata që e refuzojnë dhe e akuzojnë atë si Ikhuani.” Dhe pikërisht këto metoda të përdorura nga Ebul-Haseni në luftën e tij kundër Selefijinëve shkaktuan një fitne dhe çoroditje të jashtëzakonshme. Ai e goditi rëndë Da’uetin Selefij dhe i përçau Selefijinët në çdo vend. Esh-Shejkh Rabij’ Ibn Hadi el-Medkhalij ka thënë: “Ikhuanul-Muslimin, Xhemati Tablig dhe grupet e partitë e Kutbijinëve nuk kanë mundur të bëjnë atë që ka bërë Ebul-Haseni në luftën e tij kundër Ehli-Sunetit.”

 

Përktheu Alban Malaj