Shejkh Ubejd el-Xhabirij
Burimi: Kaseta me titull: el-Ixhabetu el-xhabirijeh 'ala el-esileti el-magribijeh haule el-fitnetu el-haxhurijeh
Pyetje:
O Shejkh, në lidhje me mospajtimin që po ndodh në mes vëllezërve në Jemen, qëndrimi ndaj tij dhe ndonjë këshillë...?
Përgjigje nga Shejkh Ubejd el-Xhabirij:
Ju thirrni për tek Allahu - 'Azze ue Xhel-le -, sa për Haxhurin, neve e kemi sqaruar (gjendjen e tij) më shumë se një herë, me një fjalë, ai është mendjeleht. Ky njeri ka qenë tregtar; nuk është edukuar me dije. Kështu që, sjellja e tij nuk është sjellje e njerëzve të dijes, verifikues (muhakkikin), e të devotshëm, përkundrazi, është të folurit e mendjelehtëve.
Andaj, ai është gojëlig dhe ka gjuhë vulgare. Dhe ai ka elaborime të çuditshme në akide, prej tyre: "Dyshimi i irxhasë së pari ka hyrë te Sahabët," dhe kjo është sharje për sahabët e Pejgamberit - sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -. Sikur të ishte nga njerëzit e dijes, nuk do ta kishte thënë këtë fjalë.
Dhe prej tyre është: “Shpjegimi i Teuhidit me Teuhid Rububije”, në disa raste dhe vende.
Dhe prej tyre është: "Ehli Sunneti janë njerëzit më afër pasuesve të hakut." Dhe këtë fjalë i mvesh Shejkhul-Islam ibën Tejmijes. Kur e kërkuam këtë çështje, pamë se ky njeri nuk është i aftë në transmetim. Kjo tregon për injorancën dhe lojrat e tij. Ibën Tejmije e transmeton këtë (fjalë) nga disa pasues të epsheve dhe ai nuk e pohon këtë. Ka dallim në mes asaj që transmetohet dhe asaj që pohohet.
Pra, Ibën Tejmije dhe njerëzit e dijes dhe imanit nga Ehli Sunneti thonë “Janë pasuesit e hakut” dhe nuk janë njerëzit më afër hakut. Ibën Tejmije ka transmetuar në disa vende, e kam harruar faqen tani që është në Mexhm'u (el-Fetaua), e ka transmetuar këtë fjalë nga disa pasues të epsheve dhe ai nuk e pohon këtë, e ka transmtuar këtë gjatë të folurit të tij.
T'ia mveshësh këto fjalë Shejkhul-Islam ibën Tejmijes, kjo tregon për injorancën e tij, gënjeshtrat e tij dhe lojrat e fjalëve të tij, Andaj unë nuk këshilloj që të shkohet në Merkezin e Demmaxhit, përveç nëse aty do të mungonte Jahja (el-Haxhuri) dhe të vinte pas Shejkh Mukbilit një njeri që është i zoti në pohimin e Islamit dhe Sunnetit, i mençur, i devotshëm, që ka frikë Allahun, që është verifikues (muhakkik). Apo nëse gjendet tani ndonjë person (në Demmaxh) që është i lirë dhe nuk mashtrohet nga Jahja. Kurse një person i tillë nuk ekziston tani për tani.
Bisedë telefonike e Shejkh Ubejdit me vëllezërit e Marokut, më datë 8 Xhumada el-Akhirah 1431
Përktheu: Jeton Shasivari