Bismilah...

Shejkh Salih el-Feuzan

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=142823

Pyetje:

Shejkh i nderuar, Allahu ju dhëntë sukses. Një nga thirrësat thotë: “Ne nuk e bëjmë bidatçi ‘Uthmanin – Allahu qoftë i kënaqur me të – por themi se me të vërtetë ezani i parë ditën e Xhuma është bidat.” (Kjo fjalë është thënë nga Jahja el-Haxhuri, sh.p)
(Pyetësi) thotë se cili është gjykimi për këtë fjalë të tijën?

Përgjigje:

Kjo (fjalë) është bidat. Ky njeri është bidati. Ai është bidatçi. E ka për detyrë ta ruaj gjuhën e tij nga fjalë të këtilla. ‘Uthmani është Udhëheqës i drejtë. I Dërguari – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “

عَلَيْكُمْ بِسُنَّتِي وَسُنَّةِ الْخُلَفَاءِ الرَّاشِدِينَ الْمَهْدِيِّينَ مِنْ بَعْدِي

“Kapuni pas Sunnetit tim dhe Sunnetit të Udhëheqësve të drejtë e të udhëzuar që do vijnë pas meje.”

Kjo, d.m.th na qenka nga zelli i tij për Sunnetin!? T’i bëj Sahabët bidatçijtë dhe t’i bëj Udhëheqësit (e drejtë) bidatçi!?

E lusim Allahun për mirëqenie. Kjo është për shkak të injorancës dhe mungesës të njohjes së bidatit nga Sunneti. Po.

Video në AudioSelefi.org

Përktheu: Jeton Shasivari