Shejkh Rabij e bën bidatçi Jahja el-Haxhurin dhe thotë se ai është më i keq se Hadadijt
Burimi: http://www.olamayemen.com/index.php?article_id=7173
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit.
E gjithë lavdia i takon Allahut. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm, i Pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij – sal-lAllahu alejhi ue ‘ala alihi ue sel-lem –.
Më tej:
E kam dëgjuar Shejkhun tonë, kritikuesin e ditur, ‘Abdul-‘Aziz bin Jahja el-Bura’i – Allahu e ruajttë –në një ligjëratë, ditën e hënë, më datë 5/7/1435 H, ku ka thënë:
Ishim ne mexhlisin e Shejkh Rabijs, në Haxh, në vitin 1434, dhe ai (Shejkh Rabij) tha:
“Haxhurij është më i keq se Hadadijt.”
Shejkhu (Shejkh Bura’i) tha: i thashë Shejkh Rabijs, "a do të thotë kjo fjalë tebd’i?"
Ai tha: Shejkhu Rabij tha: “Unë e bëj bidatçi Haxhurin.”
Shejkhu (Bura’i) – Allahu e ruajttë – tha: Ndër të tjera, Shejkh Rabij tha në të njëjtin mexhlis: “Tek Haxhuri dhe pasuesit e tij kanë depërtuar ideologjitë e Khauarixhëve”
Shejkhu (Bura’i) tha se kjo ishte në praninë e meshejkhave (dijetarëve):
Shejkh ‘Abdullah bin ‘Uthman
Shejkh Muhamed Sumali
Shejkh ‘Uthman es-Salimij
Shkroi: Reshad bin ‘Abdu-Rrahman el-‘Alauij, e premte, 7/4/1435
Daru-Hadith, Jemen, (qyteti) Ibb, (rajoni) Mufrek Hubejsh
Unë shtoj se kjo ka qenë në mbrëmje, më 4 Dhul-Hixheeh, 1434 H [9 Tetor 2013].
Përktheu: Jeton Shasivari