Bismilah...

Burimi: http://wahyain.com/forums/showthread.php?t=3217

 

Shejkh Rabij’: Nga jeni ju?

Ebu ‘Aishah Ahmed: Nga Britania o Shejkh.

Shejkh Rabij’: Uallahi, kam shumë gjëra në veten time, uAllahi kam shum gjëra.

Shejkh Rabij’: Uallahi, sot nuk po gjendet asnjë njeri në Selefizëm! Të gjithë Selefijinët qenkan bidatçij! UAllahi, sot nuk paska mbetur askush në Selefizëm! Të gjithë Selefijinët tani qenkan bidatçij, me përjashtim të Jahjas! Të gjithë na qenkan bidatçij, thirrësat dhe ulematë, që të gjithë janë nën këmbët e tij. Ai (Jahja dhe pasuesit e tij) kanë nisur luftën kundër Selefijinëve dhe Selefizmit, ndërsa bidatçijtë janë rehat dhe bëjnë sehir! A është kjo prej moralit të mirë?! Na vijnë ankesa nga të gjitha vendet e botës, pasha Allahun, pos të Cilit askush nuk e meriton adhurimin. Shkon personi (pasuesi i Haxhurit) dhe mëson dy ditë, tre ditë, një muaj, dy muaj, pastaj shkon në fund të botës, si në Rusi, dhe thotë: “Ubejdi, ‘Ubejdi, Jahja, Jahja!” Haxhurin e ngre në qiell kurse ‘Ubejdi është bidatçi! Ky është daveti i tyre! Në Britani, në Sudan, në Egjipt, në Turqi, në Kenia, në Libi, të gjitha shtetet janë mbushur me urrejtje kundër Selefijinëve dhe Selefizmit. Luftë e pashembullt! Ne kemi bërë durim që prej shtatë vitesh. Na vinin letra dhe ankesa, dhe tani ai duhet të detyrohet që të ndryshojë metodën e tij. E nëse vazhdon akoma me këtë metodë, ai ka për të shkaktuar një fitne të pashembullt.

Një nxënës nga Demmaxhi: Shkruaji atij o Shejkh, shkruaji.

Shejkh Rabij’: Çfarë t’i shkruaj...

Nxënësi nga Demmaxhi: Shkruaji atij letër.

Shejkh Rabij’: Tani sapo të thashë, e kam këshilluar disa herë, e kam këshilluar, e kam këshilluar në privat, dhe ndonjëherë e kam këshilluar për dy orë e gjysmë, porse ai nuk dëgjon! Kthehet dhe nuk e mban premtimin, Allahu ju bekoftë. Nxënësat e tij atje janë ekstremista (gulat) me ekstremizëm të pashembullt. Domethënë sipas atyre ai është imami i xhindëve dhe i njerëzve, ai është imami i xhindëve dhe i njerëzve (Imam eth-Thekalejn), ai është këshilluesi besnik (en-Nasih el-Emin), ekstremizëm, ekstremizëm, ekstremizëm. Nuk ka qenë kështu daveti i Shejkh Ibn Bazit dhe Shejkhul-Albanit!

Nxënësi nga Demmaxhi: Unë besoj se ai është si ata o Shejkh.

Shejkh Rabij’: Çfarë?

Nxënësi nga Demmaxhi: Dua të them, sikur ta këshillosh, t’i dërgosh letër...

Shejkh Rabij’: Shkoni dhe këshillojeni, por mos e fryni e mos brohorisni për të.

Nxënësi nga Demmaxhi: Uallahi e kemi këshilluar o Shejkh.

Shejkh Rabij’: Qëndroni si burrat para atij. Nuk ka më të dëmshëm sesa Jahja për Davetin Selefij. S’ka njeri më të dëmshëm sea Jahja! Vetëm Demaxhi paska mbetur, kurse të gjitha medresetë e tjera qenkan nën këmbët e tij? S’paska asnjë, me përjashtim të Demaxhit? O vëlla, kemi shumë medrese të tjera, me mijëra, që të gjitha të bashkuara, që të gjitha në Menhexhin Selefij, thërrasin në Selefizëm, e mbrojnë Selefizmin, porse që të gjitha ato na qenkan nën këmbën e tij! Në Saudi, në Jemen, në Algjeri, në të gjitha vendet, çdo gjë qenka nën këmbët e tij! Ekstremizëm! Askusn nuk i thotë atij “gabove”?!! Ata vetëm thurin vargje për të: “en-Nasih el-Emin, en-Nasih el-Emin!” Ky nuk është morali i Selefiut dhe as nuk është kjo prej Menhexhit Selefij. Ai nuk ka lënë askënd, dhe sot gjendet vetëm një numër i vogël Selefijinësh (sipas Haxhurit dhe pasuesve të tij)! Vetëm një numr i vogël Selefijinësh në disa vende nga njëra anë, dhe disa studenta në Demaxh nga ana tjetër. Nuk paska Selefijin sot përveç atyre! Ky është ekstremizëm! Lëreni këtë ekstremizëm, lëreni.

Nxënësi nga Demmaxhi: O Shejkh...

Shejkh Rabij’: Thojini atij: “Kije frikë Allahun!” Shkoni tek atij dhe thojini: “Kije frikë Allahun!” Thojini: “Ti nuk je imami i xhindëve dhe i njerëzve, ashtu siç pretendojnë pasuesit e tij.” E gjithë ajo çfarë po dëgjojmë: “Ai është imami i xhindëve dhe i njerëzve, ai është imami i xhindëve dhe i njerëzve.”

Nxënësi nga Demmaxhi: O Shejkh, kjo nuk është nga Shejkh Jahja el-Haxhurij, ai nuk është i kënaqur me këtë, porse kjo është nga studentët, kjo është nga poetët.

Shejkh Rabij’: A i qortoi ata për ato fjalë? A u distancua haptazi nga kjo fjalë? Jo! Ju brohorisnit për të, derisa ai arriti gjer në këtë ekstrem. Ne jemi ulur me të, i kemi folur, porse ai nuk dëgjon. UAllahi ai beson se sulmi i Rrafidave ishte mirësi, porse uAllahi ai ishte dënim nga Allahu për shpifjet e tij ndaj Ehli-Sunetit përgjatë shtatë viteve të kaluara, për fitnen që shkaktoi në të gjitha cepat e botës me ekstremizmin e tij, në të gjitha vendet që përmenda më përpara. UAllahi ky është dënim nga Allahu, ndërkohë që ai beson se kjo është mirësi, ai e beson këtë! Mirëpo ai është dënim nga Allahu, është rezultat i veprave të tij dhe i veprave të studentëve të tij. UAllahi nuk e kemi parë këtë lloj ekstremizmi tek bidatçijtë ashtu sikurse e kemi parë tek studentët e tij... Kur do ai e ngre veten e tij në qiell. ‘Ubejdin e fut në tokë kurse ai është në qiell! Tani mashaeAllah, Jahja na qenka imami i Muslimanëve, tani ai na qenka imami i Muslimanëve dhe s’mbetet askush tjetër. Vetëm ata qenkan Selefijinët! UAllahi ne kemi medrese Selefije këtu në Saudi që janë më të mira sesa medreseja e tij dhe sesa shejkhat që japin mësim në Demmaxh. Jahja as që e arrin dot gradën e tyre në dije, në edukatë e në botëkuptim dhe madje as që krahasohet me nivelin e tyre. Thojini atij që të ketë frikë Allahun dhe ta vendosë dorën e tij tok me duart e Ulemave të Ehli-Sunetit dhe të heqë dorë nga ekstremizmi. UAllahi unë e kam ndaluar veten time që të mos e krahasoja atë me disa bidatçij kundër të cilëve kam paralajmëruar më përpara. E gjithë ajo që dëgjojmë është: “Imami i xhindëve dhe i njerëzve... këshilluesi besnik.” O vëlla, “këshillues besnik” janë Pejgamberët, a nuk janë ata?! Kthehuni në Demmaxh dhe thojini atij: “Kije frikë Allahu.” Thojini atij se ai është veçse një nxënës dije dhe nuk është dijetar, ai nuk është këshillues besnik, nuk është imam i asgjëje. Thojini atij se ai është veçse një nxënës dije. Thojini atij që të ketë frikë Allahun dhe ta vendosë dorën e tij tok me duart e vëllezërve të tij, vëllezërit e tij prejt Ehli-Sunetit. Thojini atij: “Hiq dorë nga ky ekstremizëm, nga kjo sjellje e poshtër.” Gjëja më e rëndë në Peshoren Ditën e Kijametit është morali i mirë. Prandaj njoftojeni që t’u mësojë nxënësave të tij moralin e mirë dhe të jenë me moral të mira. Nuk arrijnë asgjëkundi pa moral të mirë.

Nxënësi nga Demmaxhi: Pse nuk ia shkruani atij këtë këshillë o Shejkh?

Shejkh Rabij’: Shkoni dhe njoftojeni për të gjitha çfarë thashë për të dhe njoftojeni që t’i qartësojë çështjet e tij.

Nxënësi nga Demmaxhi: O Shejkh, gjithçka që kemi dëgjuar nga ty është se ti e lavdëron atë, ke folur me të në telefon dhe e ke lavdëruar.

Shejkh Rabij’: UAllahi! Më dëgjo, uAllahi e kam thënë këtë veçse ngaqë ai pretendoi se i braktisi të gjitha problemet dhe e kam bërë me qëllim që ai të afrohet tek ne dhe të drejtohet. Mirëpo gjer më sot pamë vetëm gënjeshtra, mashtrime dhe ekstremizëm. UAllahi, a e keni parë ekstremizmin e nxënësve të tij atje? Ata s’kanë moral në mënyrë kategorike. Kthehuni dhe njoftojeni atë për këto fjalët e mia.”



Pastaj Shejkhu u çua për t’u larguar dhe një prej studentëve të Demmaxhit i shkoi Shejkhut nga pas për ta puthur në kokë, porse Shejkhu e refuzoi dhe i tha: “Unë nuk e dua këtë! Gjëja më e mirë që mund të bëni është që të shkoni tek Jahja dhe ta njoftoni për këto që thashë.”




 

Video në AudioSelefi.org


Përktheu: Alban Malaj