Autor: Shejkh Salih el-Feuzan
Burimi: el-Munteka, vëll. 2, fq. 306-307
Pyetje: E ngatërroj ibn Arabiun dhe ibn el-Arabiun. Andaj, shpresoj prej jush të na sqaroni dallimin mes këtyre dyve dhe cilat janë veprat më të njohura të këtyre dyve?
Përgjigje: Dallimi mes këtyre dyve është i qartë. Pra, Ibn Arabiu (ابن عربي) pa parashtesën “el” është mulhid-i i njohur (që kishte ilhad [1]), i cili besonte në uahdetul-uxhud (doktrinë që thotë se çdo gjë që ekziston në gjithësi është vet Allahu dhe se nuk ka ndarje midis krijesës dhe Krijuesit, sh.p). Ai është nga Sufistët ekstrem të cilët përfunduan në ilhad dhe në uahdetul-uxhud.
Ndër veprat më të fëlliqura të Ibn Arabiut janë: “el-futuhat el-mekkije”, “Fususul-hikem”. Këto libra përmbajnë ilhad, thërrasin për në uahdetul-uxhud dhe se nuk ka dallim midis Krijuesit dhe krijesës; sipas akides së Ibn Arabiut çdo gjë që ekziston është Allahu. I Lartësuar dhe i Pastër është Allahu nga kjo që thotë ky.
Kurse Ibn el-Arabiu (ابن العربي) me parashtesën “el” është imami i ndershëm dhe i njohur: Ebu Bekër ibn el-Arabi. Ai ka vepra të vyera në hadith dhe tefsir. Ka një libër të vyer në mbrojte të Sahabëve, të cilin i quajti “el-‘Auasim minel Kauasim”. Në këtë libër ai mbron Islamin dhe Sahabët e të Dërguarit të Allahut. Ky është një libër shumë i vlefshëm. Po ashtu, ka një libër tjetër që quhet “Tefsiru Ajatil Ahkam ”, me dy vëllime të mëdha. Ka bërë shpjegim të Sunenit të Tirmidhiut, me titull “’Aridatul Ahuedhej fi Sherhi Suneni Tirmidhij”. Të gjitha këto libra janë botuar dhe ekzistojnë, falenderimi i takon Allahut për këtë.
Andaj, dallimi midis këtyre dyve është i qartë. Ibn Arabi (Muhjidin ibn Arabi el-Hatim et-Taij) është qafir dhe i devijuar, kurse ibn el-Arabi është një imam i ndershëm, i njohur për qëndrueshmëri në fe, dituri dhe devotshmëri.
Fundnota:
[1] Lexo më shumë se çfarë është ilhadi:
Përktheu: Jeton Shasivari