Bismilah...

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’i (Allahu e mëshiroftë)
Burimi: Tuhfetul-Muxhijb, fq.211


Pyetje: A janë Xhemaludin el-Afgani dhe Muhamed Abdu el-Misri nga dijetarët e besueshëm e të shquar? Si është gjendja e tyre dhe në çfarë aspekti kanë devijuar ata?

Përgjigje: Ata janë që të dy Masonë. Ata e shkatërruan rininë gjatë kohës së tyre dhe më pas. Ata infektuan shumë autorë, midis tyre edhe Muhamed Rashid Rida. Ne kemi shkruajtur një broshurë – uelhamdulilah – me titull “Refuzimet e Dijetarëve kundër atyre që kritikojnë Hadithet rreth Magjisë dhe një Sqarim rreth Distancës së Largët të Muhamed Rashid Ridas nga Selefizmi.” Por ky diskutim nuk është i mjaftueshëm, prandaj ju këshilloj që t’i ktheheni librit “Metodologjia e Shkollës së Mendimit Racional” dhe librit “Xhemaludin el-Afgani në Peshoren e Islamit.” Kështu që, ata janë nga Imamët e Dalaletit (devijimit) dhe janë më afër Kufrit (mosbesimit).”

 

Përktheu Alban Malaj