Bismilah...

 

Autor: Shejkh Mukbil bin Hadi el-Uadi’i
Burimi: “Kam’ul-Mu’anid ue Zexhrul-Hakidil-Hasid”, (fq. 331-33),
botimi i parë, Darul-Hadith, Demaxh, 1413/1993

Shejkh Mukbili është pyetur:

“Po dëgjojmë shumë nga dijetarët që kur flasin për Muhamed ‘Abduh dhe Xhemalud-Din el-Afganin, (thonë se) ata i kanë dhënë një shërbim shumë të madh Islamit [1], ndërsa disa të tjerë i shajnë për shkak se ata ishin në kundërshtim me Islamin, ishin një turp dhe poshtërim për Islamin dhe se ishin ndjekës të shkollës racionaliste. Shpresojmë nga ju që të na jepni një shpjegim të hollësishëm rreth shkollës racionaliste në mënyrë që të rinjë ta kenë të qartë çështjen e tyre.”

Dhe ai u përgjigj:

 

“Të gjitha lavdërimet janë për Allahun. Bekimet e Allahut qofshin mbi Pejgamberin tonë Muhamed, si dhe mbi Familjen e tij dhe Shokët e tij. Unë dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përpos Allahut të vetëm e të pashokë; dhe dëshmoj se Muhamedi është robi i Tij dhe i Dërguari i Tij.

E më tej:

Sa i përket Xhemalud-Din Afganit, është thënë se në të vërtetë origjina e tij ishte nga Irani dhe se ai më pas u bë Afgan [2], mirëpo në të vërtetë ai nuk ishte Afgan. Por ai donte t’i mashtronte njerëzit në mënyrë që ata të mos e merrnin vesh që ai ishte Iranian, për shkak se ai e dinte që shoqëria Islame i urrente Rafidat (Shijat). Ai konsiderohet si një komplot kundër Islamit ngaqë ai kishte qëndrime shumë të këqija. Dhe ai ka qëndruar në Rusi dhe në vende të tjerë të kufrit ndoshta për vite me rradhë.

Dhe ai është njeriu që themeloi shkollën e mendimit epsharak, sepse unë nuk them (që ajo është) shkolla e mendimit racionalist, ndonëse kam shkruajtur në (librin tim) “Rudud Ehlil-‘Ilm ‘ala et-Ta’inin fij Hadijth Sihr” se ajo ishte shkolla e mendimit racionalist. Megjithatë, më mbas jam menduar rreth saj dhe e kuptova se racionalja (d.m.th. mendimi i shëndoshë) nuk kundërshton transmetimet e sakta, prandaj ajo (në të vërtetë) është shkolla e mendimit epsharak. Kurse Xhemalud-Din Afgani, Muhamed ‘Abduh el-Misri dhe Muhamed Rashid Rida që i ndoqi ata (në shkollën e mendimit epsharak), i shkatërruan hallkat e Islamit njëra pas tjetrës.

Studenti i tij (i Xhemalud-Din Afganit), Muhamed ‘Abduh, ka thënë: “Vërtet, hadithet që flasin për Dexhalin janë veçse në mënyrë figurative dhe bestytni.” Ai mohoi që dielli do të lindë nga Perëndimi, ndërkohë që kjo është nga Shenjat e Çastit të Fundit. Ai mohoi gjithashtu të qarët me ngashërim të trungut të pemës [4], çarjen e Hënës [5], dhe mrekullitë që janë përmendur në Kur'an dhe në Sunet e mërzisnin atë, derisa Muhamed Rashid Rida – i cili ishte student i Muhamd ‘Abduh – ka thënë: “Vërtet, kur Kur'ani përmendi historinë e Musait me shkopin dhe mrekullitë që i dha Allahu, si dhe historinë e Isait që i jepte jetë të vdekurit, atëherë shumë nga Evropianët ngurruan që të hynin në Islam.” Pra, ai besonte se sikur Kur'ani të mos i kishte përmendur ato histori, atëherë kështu do të kishte qenë më mirë dhe ata do të kishin hyrë në Islam.

Pra, ata ishin njerëz me zemra të devijuara.

Muhamed ‘Abduh ishte i famshëm për lënien e Namazit, siç ka përmendur en-Nabahani në vargjet e tij poetike [5], i cili ka thënë për të: “Vërtet, ai (Muhamed ‘Abduh) shkoi në Paris disa herë, ndërsa nuk shkoi në Mekke për Haxh as edhe një herë të vetme.” Xhemalud-Din el-Afgani dhe Muhamed ‘Abduh ishin agjentë të armiqve të Islamit në rrëzimin e Shtetit Otoman, dhe pavarsisht fatkeqësive që kishte në të ai prapëseprapë ishte një Shtet Islamik. [6]

Është një libër që ka dalë, me titull “el-Medresetul-‘Aklije ue Etheruha fit-Tefsir” (Shkolla Racionaliste dhe pasojat që la ajo në Tefsir) si dhe libri tjetër “Xhemalud-Din el-Afgani fij Mizanil-Islam” (Xhemalud-Din el-Afgani në Peshoren Islame).

Dhe me të vërtetë, unë kam përmendur një pjesë të madhe (të devijimeve të tyre) në librin “Rudud Ehlil-‘Ilm ‘ala et-Ta’inin fij Hadith Sihr ue Bejan Bu’d Muhamed Rashid Rida ‘anis-Selefijje” (Refuzimet e Dijetarëve ndaj atyre që sulmojnë Hadithin e Magjisë dhe Sqarim për Distancën e Largët të Muhamed Rashid Ridasë nga Selefizmi). Mirëpo, pronari i shtëpisë botuese e hoqi pjesën e fundit (të titullit) për qëllime përfitimi. [7]

Muhamed ‘Abduh ka përligjur egzistencën e njerëzve të tjerë përveç Ademit dhe se (sipas tij) njerëzimi ka patur edhe baballarë të tjerë dhe Ademi nuk ishte babai i tyre i vetëm. Gjithashtu, në lidhje me historinë e Ibrahimit me zogjtë ai (Muhamed ‘Abduh) ka thënë: “Vërtetë ata ishin (zogj) të stërvitur dhe Ibrahimi i dërgoi dhe pastaj i thirri që të ktheheshin.” Pra, ai nuk besonte se Ibrahimi i theri ata zogj dhe pastaj Allahu u dha jetë dhe Ibrahimi i thirri (që ata të ktheheshin sërish tek ai). Dhe në historinë e ‘Uzejrit [8] kur ai tha (për qytetin):

أَنَّىٰ يُحۡىِۦ هَـٰذِهِ ٱللَّهُ بَعۡدَ مَوۡتِهَا‌ۖ فَأَمَاتَهُ ٱللَّهُ مِاْئَةَ عَامٍ۬ ثُمَّ بَعَثَهُ ۥ‌ۖ

Ai (Muhamed ‘Abduh) ka thënë: “Allahu e vuri atë në gjumë.” Dhe ka thënë gjithashtu: “Vërtet, disa gazeta kanë cituar se një burrë fjeti për një periudhë prej katër muajsh!

Kush do të mësojë më shumë rreth devijimit të tyre, atëherë ai duhet të lexojë tefsirin el-Menar (fari ndriçues) - i cili më së shumti i ngjan errësirës (sesa dritës) – dhe të lexojë revistën el-Menar, edhe kjo i ngjan më shumë revistës së errësirës. [9] Dhe lavdi Allahut, të rinjtë Egjiptianë i kanë marrë vesh këto gjëra.

Ne e dimë se ndonëse atyre u japin titullin muxhedidë (ringjallës të Fesë), ata (Xhemalud-Din Afgani dhe Muhamed ‘Abduh) më së shumti meritojnë të quhen muxhedidët e devijimit. Ka disa njerëz që thonë: “Vërtet, Xhemalud-Din el-Afgani dhe Muhamed ‘Abduh el-Misri hynë në Masoneri [10] në mënyrë që të mësonin se çfarë kishte në të.” Disa njerëz të tjerë thonë: “Vërtet, ata hynë në Masoneri por pastaj u penduan.” Ku i kanë argumentet ata për këto që thonë? Ata ishin dy disfatistë, më e pakta (që mund të thuhet) për gjendjen e tyre është se ata ishin dy disfatistë, më saktë, ata ishin dy të humbur që humbën edhe të tjerë, ishin një mjet në duart e armiqve të Islamit për të shkatërruar Islamin. [11]

 

Fundnota [nga al-Athariyyah.com]:

[1] Në fakt, gjen shumë referenca tek jo-Muslimanët (madje edhe tek disa Muslimanë) ku thuhet se këta dy individë bashkë me Muhamed Rashid Ridan ishin themeluesit e “Lëvizjes Selefiste” në kohët moderrne, mirëpo kjo qëndron shumë larg të vërtetës, siç e ka shpjeguar edhe Shejkh Mukbili.
[2] Xhemalud-Din Afgani u rrit në Kabul, Afganistan, gjë që i mundësoi atij t’i mashtronte njerëzit kinse ishte Afgan. Por siç e përmendi edhe Shejkh Mukbili, në të vërtetë ai ishte me origjinë dhe kishte lindur në Iran/Persi.
[3] Të qarët me ngashërim e trungut të pemës është një nga mu’xhizet (mrekullitë) që i janë dhënë Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) mbante hytben mbi trungun e pemës, dhe më pas ai bëri një minber. Kur Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) shkoi tek minberi, trungu i pemës filloi të qante me ngashërim. Kjo ngjarje është shënuar në Sahihun e Bukharit.
[4] Çarja e Hënës ishte një tjetër mu’xhize (mrekulli) që iu dha Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Kjo ngjarje është shënuar në Sahihun e Muslimit.
[5] Ky është Jusuf en-Nabahani, Sufisti i famshëm që ka jetuar në kohën kur dijetari i madh Muhamed Nasirud-Din el-Albani ishte ende i vogël, por që më pas është refuzuar vazhdimisht nga ky i fundit. Jusuf en-Nabahani ishte gjithashtu babai i themeluesit të grupit të humbur el-Hizbut-Tahrir, Takiudin en-Nabahani. Pasi përmend vargjet e tij poetike në refuzimin e Afganit dhe el-‘Abduh, Shejkh Mukbili thotë për Jusuf Nabahanin: “... Jusuf en-Nabahani ishte një njeri që erdhi me supersticione, mirëpo nuk ka ndonjë dëm në pranimin e të vërtetës nga kushdo që të vjen ajo.” (“Rudud Ehlil-‘Ilm ‘ala et-Ta’inin fij Hadijth Sihr ue Bejan bu’d Muhamed Rashid Rida ‘anis-Selefijje” fq. 39, Darul-Ether, Botimi i 2-të, Sana’, 1999.)
[6] D.m.th. në aspektin e devijimeve nga kuptimi i saktë i Fesë dhe shthurjeve që ekzistonin në atë shtet.
[7] D.m.th. largësia e madhe e Muhamed Rashid Ridasë nga Selefizmi. Ky libër u botua më pas në vitin 1999 me titullin e tij të plotë (Rudud Ehlil-‘Ilm ‘ala et-Ta’inin fij Hadijth Sihr ue Bejan bu’d Muhamed Rashid Rida ‘anis-Selefijje).
[8] Emri i personit që eci nëpër qytet që thuhet se ishte ‘Uzejri është transmetuar nga një grup dijetarësh nga Selefët dhe kjo është nga thëniet më të famshme për sa i përket emrit të tij, siç ka përmendur Ibn Kethiri dhe Sheukani në tefsirët e tyre. Dhe Allahu e di më së miri.
[9] Edhe tefsiri el-Menar edhe revista me të njëjtin titull poashtu përmbajnë interpretimet dhe mendimet moderrne të Muhamed ‘Abduh dhe studentit të tij Muhamed Rashid Rida.
[10] Është një fakt i njohur që Xhemalud-Din Afgani dhe Muhamed ‘Abduh ishin Masonë.
[11] Për më shumë detaje rreth devijimit të këtyre tre individëve referoju veprës së shkëlqyer të Shejkh Mukbilit “Rudud Ehlil-‘Ilm ‘ala et-Ta’inin fij Hadijth Sihr” siç u përmend më sipër. Kjo vepër jo vetëm që sqaron devijimet e njohura të Afganit dhe Muhamed ‘Abduh, por ajo që është më e rëndësishme është se aty trajtohen dyshimet që kanë dalë në lidhje me Muhamed Rashid Ridan kinse ai ishte në të vërtetën. Ndonëse Rida ishte më i mirë se dy të tjerët, Shejkh Mukbili tregon se si këto cilësi të mira nuk i vlejtën atij që ta ruanin nga rënia në të njëjtat kurthe ku ranë pararendësit e tij. Kështu që, ato devijime e çuan atë shumë larg Selefizmit.

 

 

Përktheu Alban Malaj