Bismilah...

Autor: Shejkh Muhammed Aman el-Xhamij

Burimi: http://ar.alnahj.net/audio/954

Unë nuk di që Hasen el-Bena të ketë libra, përveç disa eseve, në të cilat ai flet për politikën e tij dhe për lëvizjet e tij politike. Ama që ai të ketë libra të dijes (sheriatike), për këtë nuk di gjë. Përmendja e këtyre eseve, të cilat flasin për lëvizjen e tij, për politikën e tij dhe për grumbullimin e njerëzve nga ana e tij, si dhe për garimin kundër partive të tjera, është për shkak se ky është një grup politik, i cili u themelua për të garuar kundër partive të tjera politike që gjendeshin në Egjipt. Për këtë arsye, nga zgjuarsia që kishte, Hasen el-Bena u mundua që të fitonte Sufistët, Esharitë dhe Selefijtë dhe ti fuste në safin e tij, që të garonte me ta kundër partive të tjera, siç ishin nacionalistët, laikët e partitë e tjera të ngjashme me ta. Prandaj ai u mundua që të grumbullonte në grupin e tij gjërat që ishin të kundërta me njëra-tjetrën: Sufizmin, Esharizmin…

Ai vendosi tituj në disa prej eseve të tij.

Dhe shkurtimisht them se këto nuk janë libra me dije (sheriatike), porse janë ese ku ai ka përshkruar rrugën që duhet të ndjekin pasuesit e tij në politikën e tij dhe në realizimin e synimit të tij.

Kliko këtu për të parë videon në AudioSelefi.org

Përktheu: Alban Malaj