Autor: Shejkh Ahmed en-Nexhmi
Burimi: el-Fetaua el-Xhelije ‘anil-Menahixh ed-Da’uije, Faqja 31, Pyetja 41
Pyetje: “Çfarë mendimi keni për ata që i refuzojnë gabimet që ndodhen në disa nga librat e Sejid Kutbit, Hasen el-Benës, Mustafa Siba’it dhe njerëzve të tjerë si puna e tyre, gabimet e të cilëve e dëmtojnë Akijden e çdo Muslimani, ndërsa të tjerë thonë: Nuk lejohet refuzimi i gabimeve të tyre sepse ata janë muxhtehidunë (njerëz të kualifikuar për të bërë ixhtihad). Pra çfarë mendimi keni për ata që thonë kështu dhe të tjerët si puna e tyre, Allahu ua shpërbleftë me të mira.”
Përgjigje: “Faktikisht, është e vërtetë që këta (njerëz) kanë gabime të këqia në Akijde dhe ajo çfarë është obligim për Muslimanët, më saktë, obligim për njerëzit e dijes është sqarimi i të vërtetës. Kurse sa për njerëzit e dijes që rrinë të heshtur në lidhje me të pavërtetën (Batil) derisa ajo të përhapet, atëherë kjo nuk lejohet, kurrë! Më saktë, kushdo që i refuzon ata, atëherë ai konsiderohet Muxhahid në Rrugë të Allahut.”
Përktheu Alban Malaj