Bismilah...

 

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Burimi: http://www.rabee.net/ar/papers.php?id=14

 

Mbretëria e Arabisë Saudite, nr. 21252

 

Kryesia e Përgjithshme për Kërkime Shkencore, Fetva, D’auet dhe Udhëzim, më datë: 7/2/1414

Zyra e Muftiut të Përgjithshëm të Mbretërisë

Sekretariati i Përgjithshëm i Komitetit të Dijetarëve të Mëdhenj:

 

Nga ‘Abdul-‘Aziz bin ‘Abdullah bin Baz deri tek Shkëlqesia, vëllai i nderuar, Shejkhu i nderuar, Rabij ibën Hadi el-Medkhalij, profesorit në Universitetin Islamik, Allahu i dhëntë sukses.

Më kanë transmetuar se Shkëlqesia juaj ka shkruar diçka (si refuzim) rreth profesorit Ebul’Ala el-Meududij – Allahu e mëshiroftë – , andaj shpresoj të më furnizoni edhe mua me një kopje të asaj që keni shkruar për të.

E lus Allahun që të më japë sukses mua dhe juve për atë që Ai e do dhe kënaqet dhe t’i ndihmojë të gjithë në mirësi. Vërtetë, Ai është Mbikëqyrësi më i mirë.

 

Esselamu ‘alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu...

Muftiu i përgjithshëm i Administratës për Kërkime Shkencor, Fetva, D’aueh dhe Udhëzim

 

Përktheu: Jeton Shasivari